Ekskluzive/ Enver Hoxha padit Ministrinë e Jashtme: Më riktheni në detyrë se më hoqi Bushati

E shkarkojnë nga puna si pjesë e stafit diplomatik shqiptar në Bukuresht, Enver Hoxha i drejtohet gjykatës duke kërkuar rikthimin në punë. Me një padi depozituar në dyert e drejtësisë shqiptare, Enver Hoxha por jo ish diktatori famëkeq kërkon nga drejtësia ta rikthejë në detyrë si pjesë e ambasadës shqiptare në Bukuresht të Rumanisë.

Në padinë e siguruar nga ReportTv Hoxha kërkon të zhbëhet urdhri i ish ministrit Ditmir Bushati i cili e ka shkarkuar nga detyra në 16 Janar 2015. Padia e Enver Hoxhës ka kaluar në gjykatën administrative Tiranë ku është vendosur rrëzimi i saj ndërsa tashmë kjo padi ka përfunduar në apelin administrativ.

Seanca e planifikuar për t'u mbajtur këtë të hënë është shtyrë më 7 tetor 2019 pasi nuk është formuar trupi gjykues i përbërë nga Arjan Qafa, Altina Nasufi, Fjoralba Prifti. Vec rikthimit në postin që ka mbajtur qytetari me ermin e ngjashëm me ish diktatorin kërkon edhe pagesën e plotë prej momentin që atij është ndërprerë rruga në Janar 2015, sic dhe shihni në këtë padi.

“Deklarimin absolutisht te pavlefshëm të aktit administrativ, "Urdher nr.20, date 16.01.2015" Ministrit te Punëve te Jashtme pasi është marrë me shkelje të rënda të procedurave që rregullojnë këtë vendimmarrje. Shfuqizimin tërësisht të aktit administrativ, urdher nr.20 prot date 16.01.2015 "Ministrit te Puneve te Jashtme Kthimin ne punen e meparshme Detyrimin e pales se paditur te me paguaj rrogen qe nga momenti pezullimit nga detyra.’’

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura