Enver Hoxhaj në Mynih, kërkon
njohjen e Kosovës nga Ruanda
Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Mynih, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takimet me ministra të Jashtëm, ku ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga shteteqë ende nuk e kanë njohur shtetin më të ri në Europë.
PRISHTINË- Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Mynih, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takimet me ministra të Jashtëm, personalitete të shquara si dhe përfaqësues shtetëror nga mbarë bota, ku ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga shteteqë ende nuk e kanë njohur shtetin më të ri në Europë.
Hoxhaj ka takuar ish-sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, William Cohen dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Lordin George Robertson, të cilët në fund viteve të 90-ta kanë mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet njerëzor. Po ashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me homologë të shteteve anëtare të BE-së si dhe të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Siç bën të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, Hoxhaj ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Jashtme të Ruandës, Louise Mushikiëabo, me të cilën ka biseduar për mundësinë e njohjes sa më të shpejtë të Kosovës nga ky shtet. Ministri Hoxhaj ka kërkuar që Ruanda t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të OKB-së duke e njohur pavarësinë e Kosovës, bën të ditur, RKT.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencës të nivelit të lartë së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili shumë shpejt pritet të vizitoi Kosovën, duke e falënderuar për mbështetjen austriake. Ai po ashtu u takuar edhe me deputetët gjermanë, mbështetës të fuqishëm të perspektivës euroatlantike të Kosovës, Andreas Schockenhoff dhe Roderich Kiesewetter.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18