Sulltan Abdylhamiti pa një ëndërr. Ai donte të lidhë Stambollin me Mekën - nëpërmjet hekurudhës. Ndërmjet viteve 1901-1908 ai ndërtoi pjesërisht këtë rrugë për t'ua lehtësuar pelegrinëve udhëtimin nga kryeqyteti i Perandorisë Osmane në Mekë, qyteti më i shenjtë i myslimanëve, ku lindi Profeti Muhamed. Hekurudha e Hexhazit lidhi Damaskun, kryeqytetin e Sirisë, me Medinën, qytetin tjetër të shenjtë për myslimanët. Ai nuk arriti në Mekë.
Damasku konsiderohet ndër vendbanimet më të hershme në botë. Xhamia e Madhe e Damaskut ose Xhamia e Obajadëve është një oaz pushimi, qetësie dhe ndër veprat më të rëndësishme arkitekturore, me planimetri që bazoheshin në bazilikën antike. Hekurudha Hejhaz fillon në Damask. Ishte dëshira e Sulltan Abdylhamitit që itinerarin e trenit ta ndërtonin vetëm myslimanët. Por kjo nuk ishte e mundur, ndaj autoritetet osmane angazhuan inxhinierin gjerman Heinrich August Meissner (1862-1940). Ai tashmë kishte përvojë pune në Perandorinë Osmane.
Midis viteve 1888-1892 Meissner ndërtoi hekurudhën Izmir-Ankara, ndërsa nga viti 1892 deri në 1894 ai projektoi hekurudhën nga Selaniku në Manastir. Pas përfundimit të hekurudhës Hexhaz, Meissner ndërtoi nga viti 1910 deri në vitin 1914 hekurudhën e famshme nga Konia në Turqinë e sotme deri në Bagdad (në gjermanisht njihet si Bagdadbahn). Meissner, i lindur në Leipzig, studioi ndërtimin e hekurudhave në të njëjtin qytet gjerman, më pas mori rrugën për në Orient. Mijëra burra, kryesisht ushtarë osmanë, u punësuan për të ndërtuar hekurudhën e Hexhazit. Për arsye fetare, Meissner nuk u lejua të hynte në juglindje të qytetit Ma'an në Jordaninë e sotme, ku punonin vetëm inxhinierë myslimanë. Maani është qyteti i fundit i madh përpara Medinës.
Segmenti Damask-Aman-Ma'an u hap në vitin 1904, ndërsa në vitin 1908 hekurudha arriti në Medine. Ka më shumë se 1.500 ura dhe kalime, si dhe 96 pika ndalimi në një gjatësi prej 1.308 kilometrash. Pothuajse të gjithë materialin e nevojshëm për hekurudhën (shina, traversa, vagona, lokomotiva me kapacitet të madh ujor) e siguroi Gjermania me sugjerimin e kryeinxhinierit Meissner. Hekurudha e Hexhazit, e cila gjithashtu kishte një rëndësi të madhe ushtarake, iu dorëzua Ministrisë së Luftës së Perandorisë Osmane në vitin 1911.
Segmenti Damask-Amman-Ma'an konsiderohej si një nga më të rëndësishmit, ndaj në hapjen e tij mori pjesë një delegacion nga Stambolli, ku përfshihej Eqrem Bej Vlora, politikani dhe publicisti i mëvonshëm shqiptar, i njohur veçanërisht për kujtimet e tij. e tij e shkruar në gjuhën gjermane. Në këto kujtime Eqrem Bej Vlora përshkruan me detaje udhëtimin e tij nga Stambolli në Damask në vitin 1904. Pothuajse kudo ku ndalet, delegacioni takohet me shqiptarë, të cilët ushtronin funksione të ndryshme në administrimin e Perandorisë Osmane. Kryetar i komisionit qeveritar osman ishte Turhan Pasha - shqiptar. Kur anëtarët e komisionit mbërritën me anije në ishullin Rodos, atje u takuan me guvernatorin e ishujve të Egjeut, Abedin Pashë Dinon - gjithashtu shqiptar. Kur anija arriti në Portin e Bejrutit, Eqrem Bej Vlora po bëhej gati të takonte Valiun e Bejrutit, Halil Pashë Alizotin - edhe ai ishte shqiptar. Nga Gjirokastra.
Nga Bejruti, komisioni qeveritar vazhdoi udhëtimin me tren për në Damask të Sirisë. Kur treni u fut në stacionin e trenit në Damask, të ftuarit u përshëndetën me muzikë dhe vallëzim. Aty Eqrem Bej Vlorën e priste kryekadi i Sirisë, Nazif Efendi Jusufati - ky ishte një shqiptar nga Libohova.
Në një udhëtim tjetër, Eqrem Bej Vlora përshkruan se në vitin 1905 arriti në Al-Katif në Arabinë Saudite të sotme. Aty ishte selia e zëvendës-guvernatorit të provincës al-Hasa, e cila i përkiste Vilajetit të Basrës në Irakun e sotëm. Eqrem Bej Vlora shkruan: "Na çuan menjëherë te zv/guvernatori, i cili për habinë time doli se ishte shqiptar. Quhej Mahmut Mahir Efendiu dhe ishte nga Berati. Njeri i arsimuar dhe shumë i ditur".
Eqrem Bej Vlora nuk mund t'i shmanget tundimit pa pyetur zv.guvernatorin se çfarë do të ndodhë me Shqipërinë kur një ditë do të qeveriset nga gjithë këta arrogantë, të përdorur vetëm për të urdhëruar dhe drejtuar? Eqrem Bej Vlora flet për shqiptarët që patën karrierë të madhe në Perandorinë Osmane. Përgjigja e zv.guvernatorit ishte e frikshme: shqiptarët do të hanë njëri-tjetrin, siç kanë bërë shpesh gjatë historisë.
Në Kuvajt, Eqrem Bej Vlora nuk gjeti ndonjë prijës vendas me origjinë shqiptare, por u takua me emirin Mybarek es-Sabah. E priti me shumë nderime, sepse nuk e kishte harruar pritjen që i ishte bërë në Stamboll nga veziri i madh, pra kryeministri i Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlora. Sigurisht që edhe ky ishte shqiptar. Udhëtimi i Eqrem Bej Vlorës përfundoi në Karaçi të Pakistanit, prej nga u kthye - nëpërmjet Aleksandrisë - në Stamboll.
Por ai nuk qëndroi gjatë këtu. Së bashku me dy motrat e tij tifo dhe i shoqëruar nga një infermiere gjermane, ai mori rrugën për në Rivierën Franceze - ata kaluan nëpër Budapest, Vjenë, Salzburg, Merano, Milano, Torino dhe Xhenova dhe arritën në Kanë, ku qëndruan tre javë. Rrugës për në Stamboll ata vizituan Napolin, Palermon, Taorminën, Kataninë, Athinën dhe Izmirin.
Në Kanë Eqrem Bej Vlora shkroi veprën e parë politike me titull “Qëllimet dhe e ardhmja e shqiptarëve” (Ziele und Zukunft der Albanesen), të cilën e botoi më vonë me pseudonimin Merke Yeb Arolv në revistën “Österreichische Rundschau” në vitin 1908. kujtimet, të shkruara në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore, janë padyshim ndër veprat më të vlefshme të një personaliteti të rëndësishëm dhe dëshmitar të ngjarjeve të mëdha. historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve./Koha
Ishte koha kur perandoria Osmane drejtohej prej Shqiptareve.
Përgjigju