Enver Robelli: Këta nuk janë gazetarë, por argatë që përdoren nga partitë! As në vendet më të pasura s’paguhen sa në Shqipëri

Enver Robelli: Këta nuk janë gazetarë, por argatë që përdoren nga partitë! As në vendet më të pasura s’paguhen sa në Shqipëri

Sali Berisha me analistë në vend

Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve të Shqipërisë, duhet të dënohet me krejt ashpërsinë e ligjit. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është po aq e tmerrshme: listat e publikuara kanë shpalosur nivelin e deformimit të rolit të gazetarit në jetën publike.

Gazetarë me të hyra vjetore deri në 500 mijë euro apo më shumë – kjo s’bën vaki as në shtetet superkapitaliste me nga 200 apo 300 milionë banorë e me ekonomi të fuqishme që lëkundin botën. Ekziston, pra, një aleancë kriminale mes pushteteve (jo vetëm këtij aktual) dhe atyre që thonë se janë gazetarë.

Në të vërtetë nuk janë gazetarë, por kuaj troje që futen në gazetari, shkatërrojnë çdo parim profesional dhe bëjnë punën e argatit dhe snajperistit të partisë që i financon.

Të tillët maskën e gazetarit e përdorin në publik, në jetën e vërtetë janë shefa marketingu të partive, politikanëve, firmave, ndërmarrjeve, oligarkëve.

Këtu nder dhe etikë profesionale nuk ka. Dhe ky është problemi me të cilin përballet egërsisht gazetaria në Shqipëri.

Është aq e zhytur në tifozëri, saqë si vëzhgues i jashtëm duhet të lexosh 500 versione të “së vërtetës” për të kuptuar ndoshta gjysmën e së vërtetës.

Kjo nuk ndodh gati në asnjë shtet në hemisferën perëndimore. Kosova është duke shkuar kësaj rruge, ku gazetarët – në fakt: analistët vulgarë që i kanë marrë erë parasë së pistë – nuk mbrojnë interesin publik, por interesat e tyre personale.

Dhe kush ua rrezikon këtë interes, janë të gatshëm t’i shpallin luftë. Sa më herët që publiku e kupton këtë mizori që po ndodh në fushën e gazetarisë, aq më lehtë do ta shoh edhe të vërtetën.

Kush e sheh të vërtetën, e ka më lehtë të marrë vendime për të ardhmen. Jo vetëm në kuti të votimit. Sidomos në Shqipëri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arsen: 25/12/2021 12:50

    Ai qe ekspozoi realitetin financiar eshte nje Galile i cili nuk meriton te digjet ne zjarrin, qe mundohen te ndezin " hjenat politikberse " ne shpirtrat e varfer dhe te poshteruar duke pretenduar se kane trazuar shpirtrat e varfer dhe te poshteruar te popullit sylesh dhe te pafuqishem nga taksat dhe ligjet. Nuk eshte takse dhe ligj korrekt si ne SHBA, ajo qe aplikohet ne Shqiperi, kur me to paguhen gazetare dhe kriminela politik, tendera te sajuar dhe nuk i paguhen ilacet per pandemine, por me police ju kerkuhet te bejne vaksinen per te mbrojtur jeten e atyre qe marrin, vjedhin ose grabitin miliona nga pensionistet dhe ata qe marrin 10 deri 100 fishin e pagesave te shumices shqiptare. Jane makabre prapagandat dhe veprimet e politikaneve, policeve, mjekeve, anaisteve... me rroga te stermedha qe vrasin jete dhe shpresa. Nuk eshte ky kapitalizmi i glorifikuar, ndiqni veprimet humane te kapitalizmit te vertet Amerikan, Gjerman etj. Ne zjarrin qe po ndizni per " Galileun " se shpejti do digjeni vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK