Enver Robelli: Zef Mazi do të ishte kandidat i mirë për president i Shqipërisë

Enver Robelli: Zef Mazi do të ishte kandidat i mirë për president i Shqipërisë

Zef Mazi

Zef Mazi është diplomat i karrierës. Në Tiranë ka studiuar gjuhë e letërsi angleze. Pastaj ka studiuar të drejtën ndërkombëtare. Ka qenë ambasador i Shqipërisë në Londër dhe përfaqësues i Shqipërisë në OSBE. Gjatë shërbimit në OSBE në vitet 90-të, Zef Mazi ka qenë edhe ambasador jozyrtar i Kosovës në Vjenë dhe kudo ku është kërkuar angazhimi i tij.

Zef Mazi ka qenë në mesin e një grupi diplomatësh shqiptarë që i kanë shërbyer me devotshmëri Ibrahim Rugovës dhe qeverisë së Kosovës në ekzil të drejtuar nga Bujar Bukoshi. Zef Mazi ka përvojë të mirë në organizatat ndërkombëtare, mes tjerash ka shërbyer edhe si asistent i posaçëm i drejtorit të përgjithshëm për strategji në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (2011-2018). Edi Rama e ka emëruar Zef Mazin kryenegociator me Bashkimin Europian.

Ky ka qenë një vendim i mirë i Edi Ramës. Tani ai do të bënte mirë ta propozonte Zef Mazin për postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Zef Mazi, besoj, do të ishte i pranueshëm edhe për Partinë Demokratike. Për herë të parë pas rënies së komunizmit Shqipëria do të kishte një president me përvojë solide ndërkombëtare.

Po ashtu Shqipëria do të kishte president një personalitet me kredenciale të larta kombëtare dhe ndjeshmëri të thellë për Kosovën. Postin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian do të mund ta ushtronte me përgjegjësi – për shembull – ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu

Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! PL-në harroje, do vë krevat këtu