Enxhi Cuku flet për të dashurin e saj: I shohim skenat bashkë, nuk është xheloz

Sapo i përmendim emrin na vjen ndërmend ajo fytyra e saj e thjeshtë, tipi i saj pa komplekse. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, aktorja e ëmbël ka folur për projektet e saj të reja në karrierë. Pas suksesit që pati komedia “Femrat”, Enxhi u bë pjesë e kastit të “Bloodlands”. Ajo ka rrëfyer vështirësitë e skenave të nxehta dhe pjesëmarrjen si personazh i frikshëm.

Unë e kam pasion aktrimin dhe nuk e bëj për biznes. Më pëlqen që isha pjesë e një eksperience unike, duke shtuar edhe faktin që është produksioni i parë horror shqiptar. Më vjen mirë që u përzgjodha unë për të qenë pjesë e këtij kasti, dhe shpresoj të kem sërish një tjetër rol ku të shihem si ‘personazhi i frikshëm.

Aktorja Enxhi Cuku.

E pyetur nëse ka një të dashur dhe si ka reaguar ai për skenat ‘hot’ në të cilat e ka parë aktoren, Enxhi është shprehur se ai është një tip shumë i hapur.

Ai është i një fushe tjetër, merret me marketing, por konsultohemi të dy për punët tona. Ai është shumë i thjeshtë, i përshtatshëm me mua dhe nuk e ka problem këtë gjë. Madje edhe nëse ulemi dhe shohim bashkë skenat, ai e kupton që aktrimi do më ndjekë gjithmonë, që përveç pasionit është puna ime. Nuk do rrija dot me dikë që nuk është si ai.

Aktorja Enxhi Cuku.

Më tej Enxhi tregoi se aktualisht po punon në radio dhe po punon për të sjellë një projekt në televizion.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët