Nini ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Adele.
Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook ajo ka shkruar: “Pas 9-muajsh pritje jemi shumë të lumtur t’iu themi që mëngjesin e sotëm në orën 06:30 lindi vogëlushja jonë Adele. Dhurata më e bukur që Mia mund të kishte, motrën e saj të ëmbël”,- ka shkruar në gjuhën italiane Nini.
Nuk kanë munguar urimet e shumta për artisten e talentuar shqiptare. “THASH&THEM” i uron vogëlushes Adele të rritet e lumtur dhe e shëndetshme pranë njerëzve të zemrës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)