Epidemia e gripit ka trend në
rënie, 3 raste në gjendje të rëndë

Epidemia e gripit ka trend në<br />rënie, 3 raste në gjendje të rëndë
Edhe pse epidemia e gripit vazhdon të jetë në pikun e saj, trendi i të prekurve është në rënie dhe numri i pacientëve me situatë të rënduar nga gripi është vetëm 3.

Kjo u konfirmua nga epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku.

‘’Situata aktuale paraqitet e qetë. Nga monitorimi në spitale, trendi i vizitave dhe shtrimeve është në rënie’’,-u shpreh Simaku.

Mbyllja e institucioneve arsimore, sipas epidemiologut ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës të epidemisë së gripit.

‘’Kjo është si pasojë e marra nga Ministria e Shëndetësisë që u mbyllën shkollat për të parandaluar përhapjen e gripit. Nga kjo po duken rezultatet e para’’,-u shpreh Simaku.

Edhe pse trendi është në ulje dhe situata po njeh përmirësim, sërish nuk mungon thirrja për vaksinim, kryesisht fokusi është mbi grupet e riskut. 
 
Aktualisht numri i të prekurve është më pak se 19 mijë dhe rastet e rënda janë vetëm tre.

Raste këto që gripi ju ka rënduar gjendjen shëndetësore, pasi këta pacientë janë të sëmurë kronikë nga sëmundje të tjera që nuk kanë lidhje me epideminë e gripit. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë