Epidemiologia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Epidemiologia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Foto ilustruese

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 rastesh të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherinë Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij.

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill.

Dje, parlamenti francez miratoi planet e presidentit Emmanuel Macron për pasaportën e vaksinimit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Epidemiologia Hill shpreh rezervat e saj.

“Pasaporta e vaksinimit është mjet për të nxitur vaksinimin e njerëzve që nuk e kanë bërë atë. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë, sepse situata është mjaft e tensionuar”.

Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

“Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar”, thotë specialistja.

Gjatë një përshendetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë.

“Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill./VOA/

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite