Këtë vit, mijëra besimtarë ortodoksë e kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar në kushte aspak të favorshme atmosferike, kur shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur disa qytete.
Kryepeshkopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyrjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në ditën kur kremtohet Pagëzimi i Jezu Krishtit.
“Një nga festat më të rëndësishme. Vet fjala tifani shpjegon kuptimin e kësaj feste, shfaqja e perëndisë ose shfaqja e së lartës. Sot ne përkujtojmë ardhjen e zotit në Jordan dhe pagëzimin e tij. Është një meditim edhe rreth pagëzimit tonë", tha Kryepeshkopi Joan.
Hedhja e kryqit në ujë, një nga ritet më të veçanta ishte parashikuar të kryhej pranë Portit të Durrësit, në ujërat e Adriatikut, por reshjet e dendura të shiut dhe rrugët e bllokuara bënë që ky rit të anulohej për herë të parë në dekadat e fundit.
Në Vlorë një i ri u hodh në ujërat e Jonit, duke sfiduar detin e egërsuar.
Edhe në Berat besimtarët sfiduan motin e keq dhe kryqi u hodh në ujërat e Osumit pas meshës në katedralen e Shën Dhimitrit. Kryqin arriti ta nxirrte nga uji 15-vjeçari Fabio Naço pagëzuar me emrin Niko Dhima.
“Jam hedhur tre herë gjithsej. Hera e parë që e kap”, tha ai.
Në Korçë kryqi u hodh në shatërvanin e qytetit, dhe për të tretën herë u kap nga ky i ri.
“Është hera e tretë që e kap, hidhem çdo vit. E ndjeja që do e merrja unë. i uroj të gjithëve tu shkojë mbarë”, tha ai.
Në Elbasan rituali u krye në një nga pishinat e qytetit, ku kryqin e kapi 14-vjeçari Hermes Halili.
Në Lushnjë ceremonia u krye në kishën “Shën Dhimitri”. Besimtarët tregojnë se për çfarë përdorin ujin e bekuar.
Edhe në Fier kryqi u hodh në shatërvanin e qytetit. Për të dytin vit radhazi arriti ta nxjerrë Samuel Kola i cili ia dorëzoi atë Mitropolitit At Nikolla për ta bekuar.
Edhe në Ersekë e Gjirokastër, ashtu si në të gjitha kishat ortodokse në mbarë vendin këtë të martë u mbajt ceremonia e Ujit të Bekuar, një nga ritet më të rëndësishme të besimit të krishterë ortodoks. Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët marrin ujë të bekuar për ta çuar në shtëpitë e tyre, si simbol i mbarësisë, paqes dhe bekimit për familjet gjatë vitit të ri.
Dita e Ujit të Bekuar u kremtua edhe në Himarë, ku disa të rinj sfiduan kushtet e motit të keq duke u hedhur në det për të kapur kryqin.
Ceremonia u zhvillua në praninë e disa besimtarëve ortodoksë, të cilët u mblodhën në Himarë për këtë ritual.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se ceremonia u zhvillua në bregdetin e qytetit, pranë shëtitores dhe Kryqi u kap nga i riu Dhimitri Zoto.
Ky ritual simbolizon bekimin e ujërave dhe pastrimin shpirtëror, duke shënuar momentin kulmor të festës.
Besimtarët ortodoksë gjirokastritë kanë festuar sot ditën e ujit të bekuar që përkon dhe me pagëzimin e Krishtit.
Për shkak të kushteve atmosferike, e gjithë ceremonia u zhvillua në ambientet e katedrales "Ngjallja e Krishtit", ku besimtarët kanë ndjekur meshën fetare si dhe kanë dhënë urimet e tyre në këtë ditë të shënuar.
At Emiljano tha se kjo është një nga festat më të rëndësishme të besimit ortodoks ndërsa ka dhënë dhe urimin e tij
Domethënia e ujit të bekuar është vetë uji që përfaqëson vetë jetën, pastërtinë dhe shpëtimin.
23-vjeçari Nikolin Jorgji nga Pogradeci arriti të kapë Kryqin e Shenjtë në ujërat e ftohta të Liqenit të Pogradecit.
Ceremonia u zhvillua në kuadër të festës së Ujit të Bekuar dhe u ndoq nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastas, si edhe nga drejtuesit e kishave ortodokse të Pogradecit.
Rreth 30 të rinj nga Pogradeci sfiduan temperaturat e ulëta, duke u hedhur në ujërat e liqenit për të marrë pjesë në ritualin tradicional të pagëzimit të ujërave.
Ndërkohë, qindra qytetarë, sipas ritit fetar, morën ujë të bekuar nga liqeni, aty ku u hodh Kryqi, për mbarësi dhe shëndet
Dita e ujit të bekuar është festuar në të gjitha kishat e Myzeqesë dhe mbarë vendit. Shfaqja e Trinisë së shenjtë, është festuar dhe nga besimtarë të shumtë në kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj.
Meshën e shenjtë e mbajti Ikonomi i Lushnjës dhe Divjakës dhe gjithë Myzeqesë At Tertios. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman, u anulua për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Ai Tertio përcolli mesazh për paqe begati e mbarësi për të gjithë besimtarët.
Në këtë ditë të shënuar çdo familje mbush një shishe me ujë të bekuar duke e mbajtur në shtëpi. Me këtë ujë ata spërkatin shtëpitë, të mbjellat, etj., për një vit të mbarë.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në Korçë, në ditën e ‘Ujit të Bekuar’, është zhvilluar në një shatërvan të qytetit.
Kanë qenë disa të rinj që janë hedhur në shatërvan, duke sfiduar temperaturat e ulëta, për të marrë kryqin. Por ai që ja doli ishte shtetasi Ervis Rakipi.
Duke folur për Report TV, Rakipi tha se ndihej i lumtur që arriti të kapte kryqin dhe që mori pjesë në këtë ceremoni, e cila për të ishte e rëndësishme.
“Është hera e tretë që e kap kryqin. E ndjeja që do ta kapja unë edhe e kapa”, tha mes të tjerash Ervis Rakipi.
Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar, Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “Europa”. Procesioni nisi me meshën në kishë ku më pas në oborrin e saj besimtarë të shumtë mbushën ujin e bekuar, të cilin e konsiderojnë mbarësi në familjet e tyre duke sfiduar shiun me intensitet të lartë.
Më pas besimtarët iu drejtuan shatërvanit të qytetit ku tre të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte Samuel Kola, 18-vjecari që nxori kryqin - ku merrte pjesë për herë të dytë.
I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit të Apolonisë dhe Fierit, Hirësisë së tij, Imzot Nikolla, duke marrë bekimin e tij.
Edhe në Sarandë, njësoj si në Vlorë dhe Berat, është zhvilluar normalisht ceremonia e hedhjes së kryqit (Epifania).
Pavarësisht motit të keq me reshje shiu, det të trazuar dhe erë të fortë, 24-vjeçari Andrea Baruta ka kapur për të dytin vit Kryqin e Shenjtë në Sarandë, në Ditën e Ujit të Bekuar. Mesha dhe riti solemn u drejtuan nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët.
Mes lutjeve dhe pjesëmarrjes së shumtë të qytetarëve, momenti i hedhjes së Kryqit në ujë u shndërrua në një ngjarje simbolike, që përcjell bekim, shëndet dhe mbarësi. Kapja e Kryqit konsiderohet një bekim i veçantë dhe një shenjë force, besimi dhe guximi.
Ceremonia u zhvillua sipas traditës së Kishës Orthodokse, duke mbledhur besimtarë të shumtë që ndoqën me emocion këtë ritual të rëndësishëm fetar, i cili përsëritet çdo vit në Sarandë.
Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në qytetin e Beratit. Pas meshës në Katedralen e "Shën Dhimitrit" të gjithë besimtarët me në krye Mitropolitin Imzot Asti janë drejtuar për nga" Ura e Goricës "duke përshkruar pedonalen e qytetit me këngën e pagëzimit.
Tetë djem të rinj kanë sfiduar shiun dhe të ftohtin duke u hedhur në lumin Osum.Kryqi u hodh nga Mitropoliti imzot Asti i ndjekur nga qindra qytetarë të cilët prisnin me kërshëri kush do ta merrte.
Ka qenë 15-vjeçari Fabio Naço (Niko Dhima emri i pagëzuar ) i cili e kishte për herë të parë që hidhej në ujërat e lumit Osumit për të marë kryqin. Me pas besimtarët ortodoks u drejtuan drejt katedrales ku sipas ritualit mbushin enët me ujë pasi sipas tyre ky ujë arrin të mos prishet për një vit. Dita e ujit të bekuar është dita e pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan.
Në Vlorë, ndryshe nga disa qytete të tjera, pavarësisht kushteve të vështira të motit, është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në det.
Një person, shtetasi Marjo Nesturi, ka sfiduar detin e trazuar, erën e fortë dhe të ftohtin, duke u hedhur në det për të marrë kryqin.
Kujtojmë se në disa qytete të tjera, ceremonia e hedhjes së kryqit (Epifania), u anulua për shkak të motit të keq. Ndërsa në Berat ceremonia u krye normalisht si në Vlorë.
Në Ersekë u mbajt këtë të martë ceremonia e Ujit të Bekuar, një nga ritet më të rëndësishme të besimit të krishterë ortodoks. Për shkak të kushteve të pafavorshme meteorologjike, ceremonia nuk u zhvillua në ambiente të hapura, por u mbajt brenda kishës së Shën Gjergjit në Ersekë
Shërbesa u drejtua nga At Kristaq Tase, i cili bekoi ujin dhe besimtarët e pranishëm. Kryqi i bekuar këtë vit u mor nga 13-vjeçari Marko Dusho.
Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët morën ujë të bekuar për ta çuar në shtëpitë e tyre, si simbol i mbarësisë, paqes dhe bekimit për familjet gjatë vitit të ri.
Komente











Pse u anullua ne Durres?! Tashti prifti mund ta hedhesh kryqin ku te duash se ehste bere det e liqen ngado.
Përgjigju