Era e fortë djeg kabinën elektrike, disa zona periferike në Fushë-Krujë prej 2 ditësh pa drita

Era e fortë djeg kabinën elektrike, disa zona periferike në Fushë-Krujë prej 2 ditësh pa drita

Familjet në zonat periferike në Fushë-Krujë pa energji elektrike

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira atmosferike, lagjja "Kastrioti" në Fushë-Krujë dhe disa zona periferike kanë mbetur 36 orë pa energji elektrike, për shkak të djegjes sw njw kabine elektrike nga intensiteti i erës.

Sipas inxhinierëve të OSHEE mësohet se shkak i ndërprerjes  shkak i ndërprerjes është bërë era e fortë. Mësohet se ndërprerja e energjisë ka filluar ditën e djeshme,  ku nga ora 23:00 e mbrëmjes së së të dielës e deri më tani rreth 5 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Ndërkohë burime për shqiptarja.com bën të ditur se energjia elektrike u rikthyer fillimisht rreth orës 21:00 dhe u shkëput rreth orës 23:00.  Ndërkohë mësohet se ndërprerja e energjisë elektrike ka sjellë shqetësim për banorët e Fushë-Krujës , e sidomos tek  të moshuarit dhe tek foshnjet të cilët nga mungesa e ngrohjes kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë nga vlerësimet e bëra nga ,inxhinieret elektrik që janë përgjegjës për mirëmbatjen e linjave dhe furnizimin me energji të të gjithë rrethit, kanë thënë se  shkak është bërë djegia e një kabine në lagjen Kastrioti.

 Duhet theksuar se këto dy lagje janë pagues të rregullt të energjise ku OSHEE arkëton 100 përqind.Sakaq, mësohet se energjia akoma nuk është  rikthyer, ndërsa disa punonjës të OSHEE në Krujë, janë dërguar për të tërhequr kabinën re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja