16 fshatra të njësive administrative Dardhas dhe Gorë janë pa energji elektrike, shkak është bërë era e fortë e një nate më parë që ka përfshirë gjithë juglindjen. Bëhet fjalë për 10 fshatra të njësisë administrative Dardhas dhe 6 fshatra të njësisë administrative Gorë.
Grupe të OSHEE janë në terren për rikthimin e energjisë elektrike, në këto fshtra që janë në zona të thella malore.
Nga ana tjetër burime zyrtare pranë OSHE bëjnë të ditur se probleme të lokalizuara për të njëjtën arsye ka patur edhe ne fshatra të tjera, por pas punës së bërë nga këto ekipe energjia elektrike është rikthyer.
Ndërsa në 16 fshatrat e tjera po punohet ende nga këto grupe për rikthimin e energjisë elektrike.