Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare.

Rëra ka arritur deri në shëtitore, duke mbuluar edhe stolat dhe hapësirat ku zakonisht kalojnë qytetarët dhe turistët.

Banorët e zonës shprehen të habitur nga ky fenomen i rrallë, që sipas tyre nuk ndodh shpesh në këtë përmasë.

Për shkak të sasisë së madhe të rërës së depozituar, kërkohet ndërhyrja me mjete nga bashkia për pastrimin e zonës dhe rikthimin e situatës në normalitet.