Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Varkave të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

 

Prej mesditës të së mërkurës rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë e cila ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike, kryesisht në fshatra. Si shkak i dëmtimit të linjave ka ngelur pa energji zona e Zadrimës dhe Bregu i Matës, raporton gazetari Elvis Hila.

Grupet e punës të operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë.

Po ashtu nga era e fortë është kërkuar që mjetet e vogla të peshkimit të mos dalin në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe lundrimi përbën rrezik për ta.


Lajmi kryesor:

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren (VIDEO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti

Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti