Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e shoqëruar nga Will Smith dhe Nicky Jam, kanë mbajtur një konferencë për media në Moskë, në prag të finales Francë-Kroaci, ku para ndeshjes do të performojnë “live” hitin e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Këngëtarët  janë pyetur edhe për momentet më të mira që kanë parë gjatë këtij kampionati. Era është përgjigjur se momenti më i mirë ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve.

 “Momenti më i mirë për mua ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve, Xhaka e Shaqiri”

Era Istrefi.