Era Istrefi është diskutuar PAFUND këto ditë pasi këngëtarja kosovare ka mundur të depërtojë në tregun botëror të muzikës, duke krijuar një bazë fansash edhe përtej oqeanit. Por përralla e saj sapo ka filluar. 

Mario Dedivanovic është figura e rradhës që e ka prezantuar yllin 21-vjeçar me 2 milion ndjekësit e tij në Instagram. Grimieri i familjes Kardashian dhe shumë yjeve të tjerë, për të gjithë ata që nuk e dinë është më origjinë shqiptare. 

"Ayyyyee shqipe", ka shkruar Mario në Instagramin e tij, ku ka etiketuar dhe Erën. Na pëlqen të mendojmë se videoja e Erës do të bjerë në sy të personave të duhur (lexo këtu: Kim Kardashian, Kanye West(?!)) dhe më në fund Erëza jonë të realizojë ëndrrën e saj.
 

Ayyyyee shqipe 🇽🇰🇦🇱👐🏻🇦🇱👐🏻🇦🇱🇽🇰 @strefie #bonbon

A video posted by Mario Dedivanovic (@makeupbymario) on


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)