Era Rusi do të këndojë
rrok në “Kënga Magjike”

Era Rusi do të këndojë <br />rrok në “Kënga Magjike”
Këtë të mërkurë rubrika “Pink Report” është zhvendosur nga studio e “Rreze Dielli” duke sjellë për shikuesit këngëtaren e njohur shqiptare Era Rusi.

Këngëtarja bukuroshe ka treguar se këtë të diel do të ngjitet në skenën e “Këngës Magjike” ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.

Rusi do të vijë me një këngë të rrymës rrok, një produksion ky i Adrian Hilës dhe me tekst të Rozana Radit.

Era nuk ka dashur të zbulojë më shumë rreth këngës duke i lënë detajet surprizë. Rusi ka folur gjithashtu për këngën e saj verore “Feeling”, e cila fillimisht ka qenë skeptike për klipin por që ka rezultuar i suksesshëm.

E pyetur për marrëdhënien me fansat e saj Era është shprehur : “Më pëlqen që ka njerëz që e shijojnë muzikën time dhe është kënaqësi që këta njerëz me ndjekin kudo ku performoj,”-ka thënë Rusi.

Përsa i përket temës së klikimeve fallco ajo ka theksuar se këngëtarët në radhë të parë gënjejnë veten dhe më pas publikun dhe vetëm për tu zgjedhur nga organizatorët si pjesë e koncerteve të tyre.

Ndërkohë pyetjes lidhur me pritshmërinë e saj në kompeticionin “Kënga Magjike” Era Rusi i është përgjigjur se dëshiron më shumë që kënga e saj të pëlqehet nga publiku sesa të marrë një çmim.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)