Eran Zahavi autori i  golit të parë dhe protagonisti i largimit me karton të kuq të Etrit Berishës, i është rikthyer edhe njëherë fitores në Elbasan Arena ndaj kombëtares shqiptare.

Në një shkrim në faqen zyrtare të FIFA, kushtuar përfaqësueses Izraelite duke e cilësuar atë si një nga surprizat e këtij edicioni, lojtari është shprehur se e skuadra e tij e kuptoi shpejt që ishin më të mirë.

Ne besuam në vetvete dhe nuk na u desh shumë kohë për të kuptuar se ishim më të mirë se përfaqësuesja Shqiptare, e cila është gjithashtu një skuadër e fortë”, është shprehur mesfushori 29 vjeçar.

Izraelitët e mbyllën ndeshjen në Elbasan Arena përballë kuqezinjve me një fitore 3 me 0, e cila i mban ata në garë për kualifikimin në botërorin “Rusi 2018” së bashku me Italinë dhe Spanjën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com