Sipas këngëtares Eranda Libohova mediat duhet të kenë disa limite në ndërhyrjen në jetën e personave publikë. Ajo është shprehur se shoqëria jonë është mjaft konservatore përsa i përket mentalitetit dhe për këtë arsye mediat duhet të kenë disa limite. “Është e vërtete kjo, dhe ky është një fenomen botëror. Madje, kjo është dhe pjese e marketingut të një Vip-u. Edhe te ne është normale deri diku, sepse publiku është kurioz për jetën private të tyre. Por duke pasur parasysh që kemi një shoqëri pak konservatore për sa i përket mentalitetit, mendoj që disa caqe duhet të ekzistojnë”,është shprehur Libohova. Gjithashtu këngëtarja tha se në planet e saj është edhe një duet me mikëshen e saj këngëtaren Rovena Dilo.(Xh.K/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com








