Erdhën festat, ja sa na kushton tryeza e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Erdhën festat, ja sa na kushton tryeza e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Ushqimet e Vitit të Ri me çmimet përkatëse

 Tradita e do që tryeza e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të jetë gjithmonë e mbushur plot e përplot me ushqime nga më të shijshmet. Duhet përmendur se për çdo Vit të Ri, sa më afër ndërrimit të viteve të shkojmë aq më shumë rriten çmimet nëpër tregjet ushqimore, ndaj kur dalim nga shtëpia, duhet të kemi mbushur mirë edhe portofolin, pasi ushqimet që duhen për të kompletuar tryezën e Vitit të Ri janë të shumëfishta krahasuar me pazaret e zakonshme.

Blogerja Valbona Furrari Lasku, e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”Report Tv prezantoi një listë me ushqimet kryesore pa të cilat nuk mund të konceptohet darka e ndërrimit të viteve, si dhe përllogaritjet e kostove me çmimet aktuale në treg.

Tryeza e Vitit të Ri

1.Gjeli i detit                                                      4000 L

2.Biftek viçi                                                       1500 L

3.Mish gici                                                        1200 L

4.Mish i grirë                                                     800 L

5. Peshk & fruta deti (opsionale)                     4000 L

6.Sallata ruse                                                    800 L

7.Djathra                                                          2000 L

8.Proshutë (opsionale)                                    1200 L

9. Pije freskuese & birra                                  2500 L

10. Verë                                                           3000 L

11.Fruta & perime                                           2500 L

12.Bakllava                                                     2000 L

13.Kadaif                                                        1000 L

14.Fruta të thata                                             2000 L

Totali                                                                28.500L

Tryeza e Krishtlindjes

1.Peshk & fruta deti (opsionale)         4000 L

2.Mish gici                                          1200 L

3.Mish i grirë                                        800 L

4.Sallata ruse                                      800 L

5.Djathra                                            2000 L

6.Proshutë                                         1200 L

7. Pije freskuese & birra                    2500 L

8. Verë                                              3000 L

9.Fruta & perime                              2500 L

10.Fruta të thata                              2000 L

11. Panetone                                   1000 L

Totali                                             21 100 L

E ftuar në studio ishte edhe gazetarja e ekonomisë Elisabeta Dosku e cila këshilloi që pazaret e ndërrimit të viteve të bëhen sa më herët.

Unë do këshilloja që blerjet të mos i lëmë në fund, por të bëhen para festave. Ballkoni është një zgjidhje shumë e mirë për fruta perimet që ti mbajmë në ajër të pastër dhe të mos prishen. Së dyti do këshilloja që pazaret të bëhen në tregje të mëdha dhe jo në dyqanet e lagjes.

Elisabeta Dosku, gazetare ekonomie

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik