'Erdhi dita, na u plotësua dëshira'/ Si janë shndërruar banesat e prekura nga tërmeti në Qafëzezë

KOLONJË- 83 familje u prekën nga tërmeti i 1 qershorit, nga ku 20 shtëpi patën dëmtime të rënda, 3 prej të cilave u rindërtuan nga e para, 17 u rikonstruktuan dhe pjesa tjetër janë dëmshpërblyer.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga vizita në shtëpitë e rregulluara në Qafëzezë të Kolonjës.

"Qafëzezë e Kolonjës, ku si në Floq të Korçës, u ngritën nga e para në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit i rrënoi. U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre dhe në pak minuta mund të shihni e dëgjoni nga vetë banorët se ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Super punë", shkruan Rama.

Nga ana tjetër, banorët shprehen shumë të kënaqur.

"Erdhi dita, na u plotësua dëshira"

"Tani jemi shumë në rregull, jemi të lumtur, kemi shtëpinë e re"

"S'e prisnim. Ishte katastrofë. Shtëpitë u bënë më të mira"

"Jemi shumë të kënaqur, na erdhi e mira në shtëpi", janë këto fjalët e disa banorëve që kanë hyrë në shtëpinë e re pas tërmetit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 02/11/2019 19:20

    JO TE GJITHEVE O PLOTESOHET DESHIRA DUHET TE JESH ANTAR I PS QE TE RIPAROHET SHTEPIJA

    Përgjigju
    • O tej: 02/11/2019 23:19

      Faik do e jesh te re ma mer mendja?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave