Erdhi me pushime në Vlorë, humb jetën 63 vjeçari rumun

Erdhi me pushime në Vlorë, humb jetën 63 vjeçari rumun

Pamje nga vendi ku humbi jetën pushuesi nga Rumania

VLORË- Ditën e sotme në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, një pushues nga Rumania ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35. Nga të dhënat paraprake mësohet se 63-vjeçari kishte ardhur nga Rumania bashkë me familjen e tij për të kaluar pushimet. Ende nuk bëhet me dije shkaku, por dyshohet se burri vuante nga zemra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë