Erdoğan: Me dronin "Akıncı", Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës

  Erdoğan: Me dronin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në ceremoninë e përfundimit të kursit dhe dorëzimit të mjetit ajror sulmues pa pilot Baykar Akıncı (TİHA) tha se Turqia nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë duke iu referuar situatës së rëndë në Afganistan.

“Teknologjia duhet të sjellë paqe, jo luftë. Nëse nënat në Afganistan janë të detyruara t`i hedhin fëmijët e tyre trupave të huaja nga telat me gjemba, si mundet ndërgjegjja jonë të qëndrojë në heshtje?”, deklaroi Erdoğan.

Presidenti turk në fjalën e tij nuk ka nguruar të theksojë se edhe pas sulmeve të djeshme me dron, është treguar edhe njëherë rëndësia e madhe e përdorimit të kësaj teknologjie.

"Bashkë me mjetin ajror pa pilot sulmues Akıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji. Ne kemi eksportuar dronin 'Bayraktar TB2' në Ukrainë, Katar dhe Azerbajxhan si dhe janë bërë dhe po bëhen marrëveshje të reja eksportimi. Edhe shumë vende të tjera po presin në radhë për dronët tanë kombëtarë “ tha presidenti.

Akıncı konsiderohet një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura turke.

Komentet e tij vijnë në mesin e skenave kaotike nga aeroporti i Kabulit, i sulmuar të enjten nga një atentator vetëvrasës që shkaktoi me dhjetëra viktima. Pavarësisht rrezikut për jetën megjithatë, afganë të dëshpëruar vazhdojnë të rrethojnë aeroportin Hamid Karzai me shpresën të largohen nga vendi, në një kohë kur afatit për tërheqjen e trupave amerikane po i vjen fundi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë