Erdogan akuza të forta drejt Netanjahu: Po ngrihet shpirti i Hitlerit në Izrael

Erdogan akuza të forta drejt Netanjahu: Po ngrihet shpirti i Hitlerit në Izrael

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu

Turqi-Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Izraelin.

“Shpirti i Hitlerit po ngrihet mes zyrtarëve izraelitë”. Kjo ka qenë deklarata e presidentit turk, pas një prononcimi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i cili tha më herët se Turqia po kalon një diktaturë të errët, duke komentuar ligjin e ri që e përcakton Izraelin si “shtet hebre”.

Ky ligj, është prova se pa dyshim, Izraeli është shteti më zionist, fashist dhe racist në botë. Qëllimi i administratës izraelite për të identifikuar ato toka të lashta, si prona vetëm të hebrenjve, nuk është aspak i ndryshëm nga obsesioni i Hitlerit me racën ariane. Shpirti i Hitlerit, që e zhyti botën në një katastrofë gjigande, është ngritur edhe një herë mes disa zyrtarëve izraelitë.

Rexhep Taip Erdogan, President i Turqisë

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Netanjahut në rrjetet sociale, që hodhi akuza drejt Turqisë dhe Erdogan për masakra ndaj sirianëve dhe kurdëve.

Erdogan po masakron sirianët dhe kurdët dhe ka burgosur me dhjetëra e mijëra qytetarë të tij. Fakti që demokrati i madh Erdogan po sulmon ligjin e shtetit komb, është komplimenti më i madh për të. Turqia nën sundimin e Erdoganit po bëhet një diktaturë e zymtë, ndërsa Izraeli i ka garantuar të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve të tij, para dhe pas këtij ligji.

Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion