Erdogan: Dënimin me vdekje nuk
 e vendos BE-ja, por populli turk

Erdogan: Dënimin me vdekje nuk<br /> e vendos BE-ja, por populli turk
Presidenti turk Recep Erdogan thotë se është populli dhe parlamenti turk ai që do të vendosë në lidhje me dënimin me vdekje në vend dhe jo Bashkimi Evropian.

Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan.

Ai gjatë një fjalimi me rastin e Bajramit tha se herët apo vonë do ti bëjë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur.

Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tone”, tha Erdogan.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri