Erdogan: Do spastrojmë kufirin
me Sirinë nga militantët e ISIS

Erdogan: Do spastrojmë kufirin<br />me Sirinë nga militantët e ISIS
Turqia po përgatitet të spastrojë anën siriane të kufirit nga prania e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), në një kohë kur sulmet kundër një qyteti kufitar turk sa vijnë e shtohen, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
 
“Ne po ndërmarrin përgatitjet e nevojshme për të spastruar anën tjetër të kufirit (sirian) për shkak të vështirësive të hasura në Kilis, qytet kufitar turk i cili goditet rregullisht nga predha të artilerisë së rëndë të pretenduara nga Ankaraja që mbajnë autorësinë e ISIS-t", deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara.
 
Që nga fillimi i vitit, këto sulme kanë shkaktuar së paku 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
 
"Pas çdo goditje, artileria turke kundërpërgjigjet duke bombarduar pozicionet e ISIS-it në veri të Sirisë", sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke. Përforcime ushtarake janë dislokuar javët e fundit në provincën Kilis.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione