1698327519_papa.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun, duke deklaruar se “sulmet izraelite në Gaza kanë arritur në nivelin e masakrës’.

Ankaraja njoftoi se gjatë takimit, Erdogan kritikoi mungesën e indinjatës nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me sulmet në Rripin e Gazës.

Paqja e përhershme në rajon, në të cilin ndodhen selitë e shenjta të tri feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqyteti i saj”, është shprehur Erdogan në telefonatën me Papën.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, konfirmoi lajmin, duke nënvizuar se komunikimi i kërkuar nga kreu i shtetit turk, “përqendrohej në situatën dramatike në Tokën e Shenjtë". 

Papa shprehu pikëllimin e tij për atë që po ndodh dhe kujtoi qëndrimin e Selisë së Shenjtë, duke shpresuar se mund të arrihet një zgjidhje me dy shtete dhe një statut i veçantë për qytetin e Jeruzalemit”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën