Erdogan firmos dekretin: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj

Erdogan firmos dekretin: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj

Recep Tayyip Erdogan

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Këtë e bëri me dije presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një dalje për mediat duke theksuar se nuk do të shtyhen për më 18 qershor pasi kjo periudhë përkon me mbajtjen e testeve pranuese në universitete, pushimet e verës dhe pelegrinazhit të Haxhit.

“Me autoritetin e dhënë nga neni 116 i Kushtetutës sonë, unë firmosa dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më 14 maj, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin më 18 qershor 2023”, tha Recep Tayyip Erdogan nga zyra e presidencës në Ankara.

Erdogan theksoi se do të vijojnë punimet për rindërtimin për familjet e prekura nga tërmetet shkatërruese.

“Axhenda jonë zgjedhore do të konsistojë sërish në shërimin e plagëve të viktimave të tërmetit dhe kompensimin e dëmeve ekonomike dhe sociale të kësaj fatkeqësie”, tha Erdogan. 

Kombi turk do të zgjedhë jo vetëm presidentin, por edhe 600 anëtarët e parlamentit më 14 maj. Në vitin 2017, votuesit turq vendosën përmes një referendumi të kalonin nga një sistem parlamentar në një sistem presidencial ekzekutiv të qeverisjes. 

Këto zgjedhje do të jenë testi i radhës për Erdogan që ka 20 vite në pushtet dhe do të vendosin jo vetëm se kush e udhëheq Turqinë por edhe se si vendi do të qeveriset.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim