Erdogan: Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza, është gjenocid

Erdogan: Izraeli të ndalojë sulmet në Gaza, është gjenocid

1696255365_1695147709turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u bëri thirrje izraelitëve që të ndalojnë sulmet në Gaza. Ai tha se sulmet janë në prag të shndërrimit në gjenocid.

“Përsëris thirrjen tonë ndaj administratës izraelite që të mos zgjerojë fushën e sulmeve të saj për të përfshirë civilët dhe të ndalojë menjëherë operacionet e sulmeve që janë në prag të shndërrimit në gjenocid”, tha Erdogan, siç raporton gajencia e lajmeve turke Anadolu.

Ai këtë gjë e deklaroi teksa po fliste për operacionet izraelite në Gaza. 

“Izraeli, në vend që të korrigjojë gabimet e tij dhe të veprojë me mençurinë e një shteti, po sillet si një organizatë, shpesh e nxitur nga aktorë jashtë rajonit”, shtoi Erdogan.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës