Hamasi ka dorëzuar në duart Kryqit të Kuq dy shtetase amerikane, një grua dhe vajza e saj, të marra peng prej dy javësh në Gaza. Kjo u bë e ditur sot nga (20 tetor) tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës, Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Ubaydah.
Sipas grupit palestinez lirimi i tyre u bë për “arsye humanitare”, pas përpjekjeve të Katarit për ndërmjetësim.
Ushtria izraelite thotë se 20 fëmijë, nën moshën 18 vjeçare janë në mesin e 200 personave të marrë peng në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.
Në një deklaratë të ministrisë së Mbrojtjes thuhet se mes pengjeve 10 – 20 personave janë të moshës 60 vjeçare dhe pjesa më e madhe e tyre janë gjallë.
Ndërkohë Gaza është kthyer në një ferr për civilët dhe koha po skadon për të futur ndihma në territorin e saj thotë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.
Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në pikëkalimin Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite. Banorët atje – mbi 2.1 milionë - kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit të marrë pak pas sulmeve të Hamasit në Izrael.
Nga ana tjetër Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi sot se pas shkatrrimit të grupit militant Hamas nga Izraeli, ushtria nuk do ketë ndonjë plan për të kontrolluar “jetën në Rripin e Gazës”.
Teksa negociatat vazhdojnë për të siguruar lirimin e shumë prej rreth 200 pengjeve të mbajtura në Gaza, Hamasi ka ofruar të lirojë disa në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm. Deri më tani, Izraeli nuk e ka pranuar propozimin. Këtë e raporton BBC .
Teksa konflikti rrezikon të përhapet, sirenat paralajmëruese po bien si në jug ashtu edhe në veri të Izraelit për shkak të sulmeve me raketa nga Gaza dhe Libani.
Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës mes shqetësimeve se mund të ndërhyjë në çdo moment me trupa tokësore në territorin që kontrollohet nga Hamasi.
Palestinezët në Gazë njoftuan për sulme të rënda ajrore në Khan Younis në jug, një zonë ku atyre iu tha të shkonin për të qenë të sigurt.
Këtë të premte shënohen 14 ditë që nga nisja e luftimeve që ka shkaktuar numrin më të lartë të viktimave në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy pengjeve amerikane mbrëmjen e sotme nga Hamasi.
Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha: "Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika".
Biden tha se ata do të kenë "mbështetjen e plotë" të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur.
"Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi'", tha Biden, raporton SkyNews.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha të premten se lirimi i pengjeve amerikane vjen pas shumë ditësh komunikimi të vazhdueshëm me të gjitha palët. Majed al Ansari tha gjithashtu se shpresonte se dialogu do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve civile nga çdo kombësi.
Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Këto të fundit thanë se pengjet u lanë të lira për "arsye humanitare", sepse nëna ishte në gjendje të rënduar shzëndetësore. Sipas familjes së tyre, Raanans janë nga zona e Çikagos dhe kishin vizituar të afërmit në kibbutz të Nahal Oz në jug të Izraelit kur u sulmua nga Hamasi.
Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t'u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.
Dy pengje amerikanë të mbajtur nga Hamasi u liruan “për arsye humanitare” sot, të premten, 20 tetor, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës, Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Ubaydah.
Kjo gjë ishte në përgjigje të përpjekjeve ndërmjetësuese të Katarit. Ata thanë se pengjet e liruara ishte një grua dhe vajza e saj.
Hamasi tha se kjo është për t'i "i demonstruar popullit amerikan se sa të gabuara janë deklaratat e Bidenit dhe administratës së tij fashiste".
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka arritur një marrëveshje me Izraelin dhe Egjiptin për të hapur kalimin Rafah në 24-48 orët e ardhshme, kur 12 kamionët e parë të ndihmave do të mbërrijnë në Gaza.
Ju rikujtojmë se ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti për vizitë në pikën kufitare Rafah e cila ndodhet në Egjipt, afër Rripit të Gazës për të mbikëqyrur përgatitjet për dërgimin e ndihmave në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Avionët dhe kamionët kanë sjellë ndihma në vendkalim për ditë të tëra, por deri më tani asnjë nuk është dërguar në Gaza, të cilën Izraeli e ka rrethuar dhe bombarduar për 13 ditë në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ndërkufitar nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
Frika për protesta e rritja e frymës pro palestineze është edhe në shkollat e Gjermanisë. Gazeta gjermane “Bild” raporton se Berlini tani po merr masa të ashpra për të siguruar paqen në shkolla. Në një letër dërguar të gjitha shkollave nga Senatorja e Arsimit, Katharina Günther-Wünsch, ndalohen mbajtja e shalleve palestineze që tani e tutje.
Në mjediset e shkollës ndalohen gjithashtu edhe ngjitëse me mbishkrime të tilla si "Palestina e lirë", hartat e Izraelit në ngjyrat e Palestinës, thirrjet si "Palestina e lirë" ose demonstata në mbështetje të Hamasit. Mësuesit do të lejohen të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose t'i konfiskojnë përkohësisht nëse studentët i përdorin për të festuar triumfet e Hamasit.
Pas sulmit të Hamasit ka patur incidente të përsëritura. Sulmi me rrahje ndaj dy nxënësve nën një gjimnaz në Neukölln shkaktoi një bujë në mbarë vendin sepse një mësues donte tu merrte një flamur palestinez. Ministri i Kulturës, Christian Piewarz thekson se në shkolla nuk ka vend për urrejtje ndaj Izraelit.
Më shumë se 4,200 njerëz janë zhvendosur nga fshatrat në Libanin jugor për shkak të përleshjeve kufitare me Izraelin.
Rreth 1,500 persona të zhvendosur janë zhvendosur në ambjentet e tre shkollave në qytetin bregdetar të Tirit, rreth 20 kilometra në veri të kufirit.
Disa janë shpërngulur tek të afërmit ose kanë marrë shtëpi me qira, por të tjerët nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa qeveria libaneze ka pak burime ekonomike.
Disa linja ajrore kanë anuluar fluturimet për në Bejrut. Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Gjermania kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen nga Libani.
Zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexey Zaytsev, lidhur me sulmin e Izraelit ndaj kishës ortodokse greke në Gaza, tha se kategorikisht refuzojnë sulmin ndaj objektivave civile nga cila palë qoftë, raporton Anadolu.
Zaytsev në konferencën javore për media iu përgjigj pyetjes së Anadolus rreth sulmit të Izraelit ndaj kishës historike ortodokse greke në Rripin e Gazës, ku ishin të strehuar palestinezë.
"Kategorikisht refuzojmë sulmin ndaj objektivave civile nga cila palë qoftë, natyrisht që i dënojmë", tha ai, duke theksuar se presin që të hetohet çështja.
Ushtria izraelite dje kreu sulm ndaj Kishës historike Ortodokse Greke Shën Porfiri, në të cilën ishin strehuar palestinezë të zhvendosur në Gaza. Në sulm humbën jetën të paktën 16 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, theksoi këtë të premte se mbështetësit e Hamasit duhet të deportohen dhe se autoritetet do të mbajnë një sy të ngushtë në kërcënimet e mundshme pas sulmit të grupit militant palestinez ndaj Izraelit.
“Nëse jemi në gjendje të dëbojmë mbështetësit e Hamasit, ne duhet ta bëjmë këtë. Autoritetet tona të sigurisë aktualisht kanë vendosur një fokus edhe më të fortë në skenën islamike”, tha Faeser pas bisedimeve me zyrtarë në Zyrën Federale të Policisë Kriminale.
Shqetësimet në rritje për antisemitizmin në Gjermani janë rritur, veçanërisht pas një tentative sulmi në një sinagogë në Berlin së bashku me përleshjet midis demonstruesve pro-palestinezë dhe policisë në Berlin, raporton Reuters.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e komunitetit të madh palestinez të Gjermanisë kanë thënë se ngritja e zërit të tyre po shuhen nga ndalimet e demonstratave. Faeser u bëri thirrje qytetarëve që të paralajmërojnë autoritetet për çdo "propagandë" që mbështet Hamasin.
Të premten, prokurorët në Mynih kontrolluan shtëpinë e një shtetasi gjerman 38-vjeçar lidhur me një postim në Instagram që mbron sulmin e Hamasit, sipas një deklarate nga prokurori.
"Ne nuk do të lejojmë që kjo urrejtje e ndyrë dhe dhunë e tmerrshme të përhapet". u tha Faeser gazetarëve.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u bëri thirrje izraelitëve që të ndalojnë sulmet në Gaza. Ai tha se sulmet janë në prag të shndërrimit në gjenocid.
“Përsëris thirrjen tonë ndaj administratës izraelite që të mos zgjerojë fushën e sulmeve të saj për të përfshirë civilët dhe të ndalojë menjëherë operacionet e sulmeve që janë në prag të shndërrimit në gjenocid”, tha Erdogan, siç raporton gajencia e lajmeve turke Anadolu.
Ai këtë gjë e deklaroi teksa po fliste për operacionet izraelite në Gaza.
“Izraeli, në vend që të korrigjojë gabimet e tij dhe të veprojë me mençurinë e një shteti, po sillet si një organizatë, shpesh e nxitur nga aktorë jashtë rajonit”, shtoi Erdogan.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak u takua me presidentin Palestinez, Mahmud Abbas, gjatë udhëtimit të tij në Egjipt të premten. Të dy udhëheqësit "dënuan terrorizmin e Hamasit dhe theksuan se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez", tha një deklaratë nga zyra e Sunak.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shprehu gjithashtu "ngushëllimet e tij të thella për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza" dhe përsëriti "angazhimin afatgjatë të Britanisë për zgjidhjen me dy shtete", thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.
Në deklaratën e Downing Street thuhet:
"Kryeministri shprehu ngushëllimet e tij të thella për humbjen e jetëve të civilëve në Gaza, duke përfshirë shkatërrimin e tmerrshëm të spitalit al-Ahli në fillim të kësaj jave. Udhëheqësit ranë dakord për nevojën që të gjitha palët të ndërmarrin hapa për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile dhe për të minimizuar humbjen e jetëve të pafajshëm. Ata dënuan terrorizmin e Hamasit dhe theksuan se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Kryeministri nënvizoi angazhimin e tij për hapjen e aksesit humanitar në Gaza për të lehtësuar vuajtjet e mijëra njerëzve që kanë nevojë dëshpërimisht për ushqim, ujë dhe ilaçe. Ai ka përditësuar bisedat e tij me kryeministrin Netanyahu dhe presidentin Sisi për këtë temë. Kryeministri përsëriti përkushtimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për zgjidhjen me dy shtete dhe për të arritur një të ardhme ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri".
Egjipti po përgatit një samit paqeje të planifikuar për të shtunën, me liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë të ftuar për të qenë pjesëmarrës. Në samit do të diskutohet për de-përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas dhe për mbrojtjen e civilëve në Gaza.
Liderët nga Katari, Turqia, Greqia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Arabia Saudite, Iraku dhe Qiproja kanë konfirmuar pjesëmarrjen, raporton CNN.
Përveç kësaj, një udhëheqës palestinez, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen.
Edhe Japonia konfirmoi se ministrja e saj e jashtme Yoko Kamikawa do të jetë gjithashtu në samit. Më herët të premten, zyra e Ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ajo po zgjat udhëtimin e saj në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë gjithashtu në samit.
Gazetarja e CNN, Sara Sidner, teksa raportonte nga Bregu Perëndimor mëngjesin e sotëm, u godit nga disa palestinezë. Ata vazhduan duke i thënë asaj: 'Nuk je e mirëpritur këtu' .
Sidner është ndër gazetarët e rrjetit që kanë qenë në rajon që kur Hamasi filloi luftën më 7 tetor. Të premten, ajo po raportonte nga një rrugë në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze, kur iu afrua një burrë i tërbuar edhe kërkonte largimin e saj, raporton Protothema.
“Ju jeni një përkrahëse e gjenocidit. Nuk jeni të mirëpritur këtu!', i tha gazetares njëri prej tyre duke iu afruar fytyrës së saj, ndërsa të tjerët rrethuan gazetaren.
Gati 80% e izraelitëve fajësojnë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për dështimin për të parandaluar sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi, sipas një sondazhi të fundit.
Sondazhi tregoi gjithashtu se 65 për qind e izraelitëve mbështesin një ofensivë tokësore kundër Rripit të Gazës, ndërsa 21 për qind e kundërshtojnë atë, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.
Vetëm 8% e të pyeturve nuk e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmet në jug të Izraelit pranë Rripit të Gazës të rrethuar, të cilat vranë të paktën 1,400 njerëz. Instituti Lazar e kreu sondazhin në datat 18-19 tetor.
Rreth 100 mijë civilë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në veri dhe jug të Izraelit. Kjo është bërë e ditur nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, cituar CNN.
Evakuimi i qytetit Kiryat Shmona, i cili nuk është i detyrueshëm, nuk përfshihet në këtë numër, por do të rriste numrin e përgjithshëm të evakuimeve në rreth 123 mijë civilë, tha ministria.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, mbërriti sot në Bejrut, Liban për një sërë bisedimesh. Pasdite ajo u takua edhe me ministrin e Jashtëm, Abdallah Bou Habib.
Baerbock do të takojë gjithashtu kryeministrin, Najib Mikati dhe gjeneralin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura libaneze, Joseph Aoun.
Shpresa e kreut të diplomacisë në Berlin është të bindë liderët lokalë që të ushtrojnë ndikimin e tyre në Hezbollah në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i mëtejshëm i krizës, sipas burimeve të cituara nga Dpa. Baerbock erdhi në Liban nga Izraeli. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius vizitoi gjithashtu Libanin dhe Izraelin ditët e fundit.
Qeveria izraelite ka miratuar një rregullore që do ta lejojë atë të mbyllë përkohësisht kanalet e huaja të lajmeve gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme, siç është lufta aktuale me Hamasin në Gaza, nëse dyshohet se këto media po dëmtojnë sigurinë kombëtare.
Ministri i Komunikimeve Shlomo Karhi ka udhëhequr akuzën për miratimin e këtyre rregulloreve në mënyrë që të mbyllet edhe kanali i lajmeve Al Jazeera, për të cilin ai pretendon se ka dëmtuar sigurinë kombëtare.
“Izraeli është në luftë në tokë, në ajër, në det dhe në frontin e diplomacisë publike. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë transmetime që dëmtojnë sigurinë e shtetit… Transmetimet dhe raportet e Al Jazeera përbëjnë nxitje kundër Izraelit, ndihmojnë Hamas-ISIS dhe organizatat terroriste me propagandën e tyre dhe inkurajojnë dhunën kundër Izraelit”, tha Karhi, raporton timesofisrael.
Vendimi duhet të miratohet nga kabineti i sigurisë, duhet të bazohet në opinionet ligjore të institucionit të sigurisë se pika e furnizimit të lajmeve me të vërtetë po dëmton sigurinë kombëtare dhe i nënshtrohet shqyrtimit nga një gjykatë e qarkut.
Një vendim i tillë do të jetë i vlefshëm për 30 ditë, por mund të zgjatet për periudha të tjera 30-ditore. Rregulloret e emergjencës do të jenë në fuqi për tre muaj, ose derisa gjendja aktuale e jashtëzakonshme të përfundojë zyrtarisht nga qeveria.
Rrjeti Al Jazeera i kishte mohuar të gjitha këto akuza, por ende nuk ka komentuar mbi vendimin e fundit izraelit. Televizioni Al Jazeera me bazë në Katar konsiderohet si një nga rrjetet kryesore mediatike që po mbulon plotësisht situatën në Gaza, Izrael dhe Libanin jugor.
Irani ka parlajmëruar SHBA-në se mund të ketë pasoja për dërgimin e armëve në Izrael, duke shtuar se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza.
“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler, raporton CNN.
Bagheri tha gjithashtu se nevojiten "veprime serioze" për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza.
Që nga nisja e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit mbi 4000 palestinezë dhe rreth 1500 izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.
Mbrëmjen e djeshme është bombarduar kisha e Shën Porfirit në Gaza, e cila ofroi strehim për 411 persona. Mes tyre ishin 5 anëtarë të stafit të Caritas Jerusalem, së bashku me familjet e tyre.
"Mbrëmë është goditur dhoma ngjitur me kishën e Shën Porfirit në Gaza, e cila ofroi strehim për 411 persona. Mes tyre ishin 5 anëtarë të stafit të Caritas Jerusalem, së bashku me familjet e tyre. Viola, një teknikë laboratorike e Caritas Jerusalem. 26-vjeçarja u vra së bashku me fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Mes viktimave është edhe motra e Violës dhe dy fëmijët e saj.Në momentin e shkrimit bilanci është 11 të vdekur, dhjetëra të tjerë të plagosur. Për fat të keq, shifrat pritet të rritet me kalimin e orëve”, kjo është bërë e ditur nga Caritas Jerusalem.
Për këtë ka reaguar edhe mInistri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, shkroi në X (ish-Tëitter), se bombardimi i kishës historike të Shën Porfirit në Gaza, ku u strehuan gra dhe fëmijë, është krimi i fundit i regjimit të aparteidit.
“Sjellja brutale e këtij regjimi të urryer, në përdhosjen e feve dhe në sulmin ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore njerëzore është e ngjashme me atë të grupeve terroriste dhe ISIS-it”, shkroi Abdollahian.
Teksa negociatat vazhdojnë për të siguruar lirimin e shumë prej rreth 200 pengjeve të mbajtura në Gaza, Hamasi ka ofruar të lirojë disa në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm. Deri më tani, Izraeli nuk e ka pranuar propozimin. Këtë e raporton BBC .
BBC raportoi se Hamasi nuk i mban peng të gjithë, për arsye se disa prej tyre janë arrestuar nga grupe të tjera të armatosura militante. Sipas tyre vazhdimi i robërisë së tyre në Gaza është një faktor ndërlikues për komandantët izraelitë që planifikojnë inkursionin e planifikuar tokësor në Rrip.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një deklaratë të re me informacione për 200 pengjet që mbahen aktualisht në Rripin e Gazës. Aty thuhet se më shumë se 20 prej tyre janë fëmijë nën moshën 18 vjeç, nga 10 deri në 20 prej tyre janë mbi 60 vjeç. Sipas raportimit të tyre shumica e pengjeve janë gjallë.
Deklarata e IDF thotë gjithashtu se trupat e pajetë u "morën peng" në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, raporton BBC.
Më poshtë gjeni historitë e tyre së bashku me moshat përkatëse:
Ofri, 10, Yuval, 8 dhe Oria Brodutch, 4: Fëmijët ishin në Kfar Aza, një kibutz afër kufirit me Gazën, kur Hamasi sulmoi dhe ata u kapën.
Daphna, 15, dhe Ella Elyakim, 8: Ata u panë në një video të mbajtur në shtëpinë e tyre në kibbutz Nahal Oz nga militantët e Hamasit
Ethan Vahalomy, 12: Adoleshenti u kap kur persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes.
Noam, 15 vjeç dhe Alma Or, 13: Ata u panë nga një fqinj duke u tërhequr zvarrë nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri.
Naveh, 8, dhe Yahel Shoham, 3: Së bashku me prindërit e tyre, dy vëllezërit e motrat u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri.
Noam Avigdori, 12: Së bashku me nënën e saj dhe disa të afërm të tjerë, adoleshentja u mor nga Hamasi.
Ariel, 3, dhe Kfri Bibas, 9-muajshe: Dy fëmijët u fotografuan duke u mbajtur nga nëna e tyre, Shiri Bibas, teksa ishin marrë nga militantët e Hamasit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka mbërritur për një vizitë në pikën kufitare Rafah e cila ndodhet në Egjipt, afër Rripit të Gazës për të mbikëqyrur përgatitjet për dërgimin e ndihmave në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Avionët dhe kamionët kanë sjellë ndihma në vendkalim për ditë të tëra, por deri më tani asnjë nuk është dërguar në Gaza, të cilën Izraeli e ka rrethuar dhe bombarduar për 13 ditë në përgjigje të një sulmi vdekjeprurës ndërkufitar nga militantët e Hamasit më 7 tetor.
Sipas videove që qarkullojnë në Telegram, marshimi i Guterres u prit me protesta.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, mbërriti së fundmi në Sinain e Veriut, Egjipt, teksa OKB-ja fokusohet në përpjekjet për të sjellë ndihma humanitare përtej kufirit egjiptian në Gaza. Kjo është bërë e ditur nga zyra e zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara, siç raporton CNN.
"Për gati dy javë, Gaza ka mbetur pa dërgesa humanitare duke filluar nga ushqimi, uji dhe ilaçet. Kombet e Bashkuara po përqendrohen vetëm në përpjekjet e një operacion të qëndrueshëm për të ofruar ndihmë kritike humanitare popullit të Gazës", tha Guterres.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, së fundmi u bëri thirrje të gjithëve që të respektojnë të drejtat e njeriut.
Këtë gjë Tajani e deklaroi teksa komentonte krizën palestineze në fund të takimit të tij me Presidentin Kais Saied në Pallatin Presidencial në Kartagjenë.
"Apeli ynë për të gjithë është që gjithmonë të respektojmë të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe të mbajmë popullsinë civile, nga të dyja palët, larg çdo nisme ushtarake”, tha Tajani.
Izraeli nuk do të marrë pjesë në samitin rajonal të nesërm në Kajro për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, konfirmon gazeta izraelite Haaretz.
Në samitin e kryesuar nga presidenti egjiptian al Sisi do të marrin pjesë edhe kryeministri italian Giorgia Meloni dhe presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez Abu Mazen.
Presidenti i SHBA Joe Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë pas vizitës në Izrael theksou se “rreziku është konflikti dhe kaosi mund të përhapet në pjesë të tjera të botës... veçanërisht në Lindjen e Mesme”.
Ai theksoi se SHBA-ja dhe aleatët e saj "po punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë" për Lindjen e Mesme.
Biden krahasoi grupin e Hamasit me presidentin rus Vladimir Putin.
“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata e ndajnë këtë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”.
"Duke siguruar që Izraeli dhe Ukraina të kenë sukses, është jetike për sigurinë kombëtare të Amerikës."
"Nëse nuk e ndalojmë oreksin e Putinit për pushtet dhe kontroll në Ukrainë, ai nuk do të mjaftohet vetëm me Ukrainën."
Biden thotë se SHBA duhet të refuzojë të gjitha format e islamofobisë dhe antisemitizmit.
"Ne refuzojmë të gjitha format e urrejtjes qoftë kundër muslimanëve, hebrenjve apo kujtdo. Kjo është ajo që bëjnë kombet e mëdha dhe ne jemi një komb i madh."
Biden e përfundoi fjalimin e tij duke folur për udhëtimin e tij të fshehtë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë, të cilin e bëri në fillim të këtij viti për të treguar mbështetje për Zelensky dhe Ukrainë.
"Ne jemi më të fortë se kurrë më parë. Amerika është ende një fener për botën. Ne nuk mund të lejojmë që politikat e vogla partizane dhe të zemëruara të pengojnë përgjegjësinë tonë si një komb i madh.” Nuk do të lejojmë që Hamasi dhe Putini të fitojnë”, përfundoi Biden.
Kremlini dënon fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden në të cilin ai e krahasoi Rusinë me Hamasin dhe e quajti Vladimir Putin një "tiran". “Nuk është e pranueshme për ne... Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Federatës Ruse, ndaj presidentit tonë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Forcat ushtarake amerikane në Irak u sulmuan me dronë përmes dy aksioneve, njëri prej të cilëve shkaktoi lëndime tek disa ushtarë.
Ushtria amerikane arriti të kapte dronin e armatosur. Uashingtoni është në gatishmëri për aktivitetin e grupeve të mbështetura nga Irani ndërsa tensionet rajonale rriten mes luftës së Izraelit dhe Palestinës.
Në imazhet e publikuara në internet nga llogaria "Iran Defense jozyrtare" dhe të publikuara gjithashtu nga Reuters, duket se është grupi al Muqaëama al Islamiyah fil al Irak që lëshon dy drone Murad-5 (Shahed-101) drejt bazës Ain al-Asad.
Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef u arrestua të enjten gjatë sulmeve dhe bastisjeve të Izraelit, sipas autoriteteve izraelite. Yousef u arrestua "me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit", tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.
Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në West Bank dhe anëtar në Këshillin Legjislativ Palestinez.
CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Wast Bank, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që po ndjen gjithnjë e më shumë ndikimin e luftimeve në Gaza.
Yousef është arrestuar nga forcat izraelite në disa raste dhe ka kaluar gjithsej 24 vjet në burgjet izraelite me akuza të ndryshme për nxitje, hyrje në Jerusalem pa leje.
Këtë javë ai tha për median kanadeze The Globe and Mail se mendonte se Hamasi do të ishte i përgatitur për të liruar 200 pengjet që po mban nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim 24-orësh për të lejuar ndihmën në Gaza.
Kina dhe Rusia "ndajnë të njëjtin pozicion për çështjen e Palestinës", tha i dërguari i posaçëm i Kinës për çështjen e Lindjes së Mesme, Zhai Jun, të premten pas takimit me homologun e tij rus në Doha të Katarit.
“Kina dhe Rusia ndajnë të njëjtin qëndrim për çështjen e Palestinës dhe Kina është e gatshme të mbajë komunikimin dhe koordinimin me Federatën Ruse në mënyrë që të qetësojë situatën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zhai, sipas medias shtetërore kineze CCTV.
Kina ka fajësuar konfliktin për "faktin së të drejtat legjitime kombëtare të popullit palestinez nuk janë garantuar", raportoi CCTV, duke cituar Zhai.
Ai theksoi se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë "për të luajtur një rol pozitiv" në rifillimin e bisedimeve të paqes midis dy palëve, duke shtuar se Pekini është “i prekur nga numri i madh i viktimave civile" në konflikt.
"Federata Ruse është e gatshme të punojë me Kinën për të promovuar një armëpushim të hershëm dhe për të ndalur luftimet midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe për të krijuar kushte për një kthim të hershëm në rrugën e duhur për çështjen palestineze", tha homologu i tij rus Mikhail Bogdanov në CCTV.
Zhai gjithashtu u takua me Ministrin e Shtetit të Katarit, Mohammed Al-Khulaifi të enjten në Doha dhe diskutoi konfliktin "kritik" Izrael-Hamas, raportoi CCTV.
"Katari ka një ndikim të rëndësishëm në çështjen palestineze", theksoi Zhai, duke shtuar se Kina "është e gatshme të mbajë komunikimin dhe koordinimin me Katarin për të luajtur një rol konstruktiv në zbutjen e situatës aktuale të tensionuar".
Kina është "në procesin e komunikimit intensiv me palët përkatëse në komunitetin ndërkombëtar për të promovuar një armëpushim dhe përfundimin e luftimeve", tha Zhai, pa specifikuar palët përkatëse.
Kisha greko-ortodokse San Porfirio në Gaza, e cila strehonte refugjatët palestinezë është sulmuar me raketa.
Drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa në Gaza, Mohammed Abu Selmia deklaroi se dhjetëra persona janë plagosur në kishë, por ende nuk ka një bilanc të saktë të viktimave, pasi trupa të shumtë janë ende nën rrënoja. Autoritetet palestineze bëjnë fajtor Izraelin, ndërsa sulmi ende nuk ka një autor zyrtar.
Patriarkana greko-ortodokse e Jeruzalemit në një deklaratë ku dënoi sulmin, pohoi se "nuk do të braktisë detyrën e saj fetare dhe humanitare" për të ofruar ndihmë.
Një prej të mbijetuarve tha për Al Jazeera se nuk kishte pasur asnjë paralajmërim nga ushtria izraelite përpara shpërthimit.
Gazetarja e BBC-së, Liz Doucet gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka përjetuar momente tmerri, ndërsa nisën të bien sirenat e alarmit.
Siç shihet në video, Doucet, e cila është shefja e departamentit të korrespondentëve ndërkombëtarë të BBC-së, ka vrapuar për t’u fshehur në një vend të sigurt.
Incidenti ndodhi ndërsa gazetarja ishte në një zonë të Izraelit jugor të mërkurën, përpara se transmetimi të ndërpritej nga sirenat e alarmit.
“Raketat po vijnë”, dëgjohet të thotë ajo ndërsa vrapon për t’u strehur në një vend të sigurt.
The BBC’s Lyse Doucet just now abandoning her broadcast from Southern Israel during a suspected rocket attack pic.twitter.com/0udC1SvguS
— Julian Druker (@Julian5News) October 19, 2023
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit goditën më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza gjatë natës, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga IDF-ja dhe Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit të premten.
“Gjatë natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën mbi njëqind objektiva terroriste që i përkisnin organizatës terroriste Hamas, duke përfshirë një tunel nëntokësor, depo armësh dhe dhjetëra qendra komanduese operacionale”, thuhet në deklaratë.
Sulmet "neutralizuan" një skuadër terroriste të Hamasit dhe vranë një operativ detar të Hamasit, Amjad Majed Muhammad Abu 'Odeh, i cili besohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor, tha IDF.
Asetet terroriste dhe armët e vendosura në një xhami në lagjen Jabaliya të Gazës u shkatërruan gjithashtu.
Sipas deklaratës, xhamia u përdor si post vëzhgimi dhe terreni nga terroristët e Hamasit.
Nuk e kuptoj se si ushtria izraelite ka zbuluar 100 baza usht.të hamasit, kur dihet që kjo organizatë nuk lufton në front,është e lëvizshme.Mos vallë ato pamje apokaliptike që japin mjetet vizuale jan baza?.Për mua ato janqënra të banuara.Bëni luftë dhe jomasakra.
PërgjigjuPer krimet e kryera ne masakren apo katastrofen me te madhe historikisht te kombit israelit qe nga dita themelimit te shtetit mbi 1500 te vrare (fmij mbi 200,gjysh e gjyshe,gra e vajza e te rinj) djegje masive vendbanimeve,perdhunime e djegje kufomash masive me egersi te papare tipike naziste.Dikush do pergjigjet per kete masaker te kryer nga organizata terroriste fundamentaliste fetare Hamas.Tashma eshte e qarte. Aza do kthehet ne epoken e gurit,do ngordhin si qenj pa buke,drita,uj,benzin apo gaz.Cdo antar i organizates terroriste qe ka marr pjese ne kte katastrofe edhe antaret e thjeshte do VRITEN ose ma mire me thane do largohen nga jeta biologjike. Prisni edhe pak sa te filloj sulmi toksor,ndekohe qe avicioni ushtatak vazhdon rrafshimin total te Azes.Te rrethuar nga te gjitha anet,nga deti, toka e ajri kan vetem dy opecione.Ose te dorzohen ose te largohen nga jeta.Kuzhdo qofte,kuzhdo qe mund te mendoj se Israeli mund te mposhtet i ka bere llogarit keq.Fuqia ushtarake e Israelit eshte disa here me e madhe se ajo e vendeve arabe te marruna se bashku.Mos harroni se sipas agjensive te ndryshme te lajmeve Israeli eshte edhe fuqi berthamore Perfundimisht:Israeli do fitoj edhe kunder cdo kualicioni sado i madhe qe te jete
PërgjigjuO lepiresa te felliqur cifutet kane nje shekull qe vrasin dhe grabitin tokat e popullit Palestinez, dhe kane te drejte te mbrohen me te gjitha menyrat sepse bota nuk i mbeshtet jane si ty lepiresat e cifuteve dhe amerikes por mos mendo se mund te duroje perjete ky genocid qe i behet atij populli shume shpejt gjerat do ndryshojne dhe si do tja beni ju o legena kujt do ti lepiheni pastaj
Je sionis,mos përdhos emrin Gjergj,je pa njerzillëk te ju predominon kafshllëku.