Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë për televizionet amerikane deklaroi se tokat e pushtuara nga Rusia duhet t'i kthehen Ukrainës, përfshirë Krimenë.
"Nëse vendoset paqja në Ukrainë, padyshim që kthimi i tokave që janë pushtuar do të bëhet shumë i rëndësishëm. Putini ka ndërmarrë disa hapa. Ne kemi ndërmarrë disa hapa. Tokat e pushtuara do t'i kthehen Ukrainës. Ne kemi folur për këtë me mikun tim të dashur Putin që nga viti 2014 dhe kjo është ajo që ne i kërkuam atij… për fat të keq nuk është bërë asnjë përparim. Gjithçka që duam të bëjmë dhe duam të shohim është ta përfundojmë këtë betejë me paqe, qoftë Putin, qoftë Zelensky, unë gjithmonë e kam kërkuar dhe rekomanduar këtë. Ky është një konflikt që përfundoi me viktima. Njerëzit po vdesin dhe askush nuk do të fitojë në fund të ditës”, u shpreh presidenti turk.
Më e rëndësishmja është se lideri turk gjatë intervistës ka bërë të ditur se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe se ai duket i gatshëm që t'i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
"Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe patëm diskutime shumë të thella me të. Dhe ai po më tregon se është i gatshëm t'i japë fund kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse si po shkojnë gjërat, tani është mjaft problematike. 200 pengje do të shkëmbehen pas një marrëveshjeje mes palëve. Mendoj se do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara." , tha Erdogan, raporon "The Guardian".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vritet një ushtar i huaj në Ukrainë! Kievi: Rusia po bombardon zonat e populluara në rajonin e Zaporizhzhia
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14