Erdogan: Ky është shekulli i Turqisë! Grekët të kenë kujdes me provokimet, ne mund t’i pushtojmë brenda natës

Erdogan: Ky është shekulli i Turqisë! Grekët të kenë kujdes me provokimet, ne mund t’i pushtojmë brenda natës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka vijuar me deklarata të ashpra për Greqinë. Duke mos u përmbajtur në fjalimin e tij, Erdogan tha se ky ishte shekulli i Turqisë dhe se në rast se Greqia do të vazhdonte me provokimet atëherë do të kishte përgjigjie të ashpra.

Ai tha se grekët po tregonin mungesë respekti ndaj forcave ushtarake turke dhe se çdo ditë po kryenin provokime që cënonin sovranintetin e Turqisë. Erdogan përmendi gjithashtu se Greqia kishte zili mbi faktin që Turqia po prodhonte produktet e veta në çdo fushë të mbrojtjes.

 “Ne mund dhe do të vijmë papritur brenda natës. Ata nuk mund të tolerojnë faktin që Turqia është në gjendje të projektojë dhe prodhojë produktet e veta në çdo fushë të industrisë së mbrojtjes, nga toka në ajër, nga deti në hapësirën kibernetike. Prej 20 vitesh shpresojmë se do ta mobilizojmë vizionin e ‘Shekullit të Turqisë’ në të njëjtën mënyrë që kemi bërë me projektet që kemi arritur. A jemi gati të ndërtojmë së bashku “Shekullin e Turqisë”? A jemi gati të frustojmë ambiciet e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Turqisë? A jemi gati të mirëpresim shekullin e ri të Republikës në vitin 2023 si Turqi së bashku, vëllezërit dhe motrat e mia?”- tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij drejtuar qytetarëve turq.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skenderbeu: 15/01/2023 12:42

    Nuk i mjaftuan ballkanit pese shekuj, kemi te tjere perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim