Erdogan: Me mbështjetjen e kurdëve
Europa po ndihmon terrorizmin 

Erdogan: Me mbështjetjen e kurdëve<br />Europa po ndihmon terrorizmin 
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar këtë të diel Europën se po i vjen në ndihmë terrorizmit, duke mbështetur militantët kurdë.

Ai është shprehur se nuk shqetësohet nëse Europa e cilëson diktator, kur ai e godet militantët kurd dhe simpatizuesit e tij.
 
“Europa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë…E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Europë”, tha Erdogan në një fjalim në television, njofton Reuters.
 
“Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”,
tha ai.
 
Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!