Erdogan merr pjesë në përurimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Erdogan merr pjesë në përurimin e autostradës Beograd-Sarajevë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar udhëheqësve të presidencës së Bosnjës t'i japin fund një bllokade politike njëvjeçare që ka nxitur tensionet në vend.

Zoti Erdogan zhvilloi një takim të përbashkët të martën në Beograd me tre anëtarët e presidencës shumetnike të Bosnjës dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Serbi, zoti Erdogan mori pjesë gjithashtu në një ceremoni për përurimin e një autostrade të financuar nga Turqia e cila lidh Beogradin me kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevën. Kjo konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin mes dy vende dikur armike.

Shumë kohë pasi mbarimit të luftës së Bosnjës (1992-95), vendi vazhdon të jetëetnikisht i ndarë mes shumicës boshnjake myslimane dhe serbo-kroatëve. Mosmarrëveshjet rreth marrëdhënieve me NATO-n mbajnë të bllokuar formimin e një qeverie të re edhe një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parrucjani: 09/10/2019 13:25

    Ehhh popull I trash,ky ban marrveshje tregtare me Serbin, ketu tek ne,nga nji xhami per lagje. Serbin e pushton ekonomikisht,ne me xhami dhe me shoqata injorantesh.BRAVO

    Përgjigju
  • Maks: 09/10/2019 07:03

    Vellai turk ne shqiperi na nderton xhamia dhe serbi ben autostrada dhe fabrika ky po esht vlla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen