Pesidenti turk theksoi dhe i bëri thirrje shqiptarëve që ‘mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanët’.
Kjo na ka hije të gjithëve, të takohemi për mbarësi. Ju keni disa orë që po prisni këtu dhe unë ju falënderojë për këtë. Ndaj, ne duhet ti dalim për zot unitetit tonë, bashkimit tonë. Mos u ndani nga njëritjetri. Mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanin. Me shqiptarin, me boshnjakun, romanin, me këdo që të jeni, silluni mirë, sillini mbarësi njëritjetrit. Uniteti i fuqishëm mes nesh do të jetë garancia për ruajtjen e paqe dhe stabilitetit në Ballkan.”, tha Erdogan.
Nga ana tjetër, ai theksoi se duhet të rrahin në një ritëm zemrat e shqiptarëve në Podgoricë, Shkup, Tiranë, apo dhe qytetarëve të Sarajevës. “Prandaj, duhet të rrahin me të njëjtin ritëm zemrat e Podgoricës, Shkupit, Tiranës, Sarajevës. Zemrat tona duhet të jenë gjithmonë bashkë, dhe të gjithë duhet të nxjerrim mësimet e nevojshëm nga vuajtjet që ka nxjerr ky rajon. Keni dëgjuar për ngjarjet në Kumanovë. A nuk e shikoni se çfarë lojërash po luhen atje? Duhet të qëndrojmë me ballin lartë dhe mos të përkulemi. Prandaj, të gjithë së bashku duhet të veprojmë në unitet.”, përfundoi fjalën e tij Erdogan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
