ÇEKI - Gjatë vizitës së tij në Pragë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij po pret gjysëm shekulli që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe se kjo vonesë është "e pafalshme". Turqia ka filluar bisedimet për integrimin europian në vitin 1963.
Negociatat e antarësimit në BE filluan në tetor 2005-s por procesi ka hasur kundërshtime nga Franca dhe Gjermania mbi çështjen e Qipros e cila mbetet ende e pazgjidhur.
Tetorin e kaluar, Erdogan tha se BE-ja mund të humbë Turqinë në qoftë se ajo nuk jep anëtarësimin e saj në 2023, vit që përkon me 100 vjetorin e themelimit të shtetit modern turk. Kjo ishte hera e parë që Kryeministri dha një tregues se sa kohë Ankaraja mund të presë.
Erdogan tha se Turqia është pjesë e familjes europiane, pasi tashmë më shumë se 5 milionë turq jetojnë në kontinentin e vjetër.
Në raportin vjetor të 2012-s ku u dhanë vlerësime rreth progresit të Turqisë drejt plotësimit të kushteve të vëna nga BE thuhet se Turqia nuk i plotëson standardet e BE-së për të drejtat e njeriut apo lirisë së fjalës.
Ndërkohë pengesa kryesore për Truqinë shihet Qipro, vendi anëtar i NATO-s që Turqia ka refuzuar ta njoh si shtet.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com