Erdogan në samitin e G20: Greqia nuk i njeh kufijtë e saj! Të armatosen sa të duan, s'do kenë asnjë dobi

Erdogan në samitin e G20: Greqia nuk i njeh kufijtë e saj! Të armatosen sa të duan, s'do kenë asnjë dobi

Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka rikthyer sërish në vëmendje tensionet me Greqinë pas kërcënimit se “mund të shkojnë papritur brenda natës”.

Në samitin e G20, kur u pyet për marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe diskutimet me presidentin Joe Biden, Erdogan paralajmëroi se nuk duhet të ngatërrohen me ta.

 “Greqia nuk i njeh kufijtë e saj. Tani jemi fqinjë. Mos u ngatërroni me ne. Në Greqi ka 2-3 emra që nuk rrinë të qetë, vazhdimisht bëjnë deklarata, nuk i njohin kufijtë”, tha Erdogan.

Ndërsa shprehjen se mund të shkojnë në mes të natës në Greqi e cilësoi si të mirë, ndonëse në shtetin fqinj është konsideruar si kërcënim i hapur i Erdogan. Po ashtu duket se nuk i trembet përshkallëzimit të situatës që mund të çojë në përdorimin e armëve.

“Armatosuni sa të doni, asnjë nga këto nuk do t'ju sjellë dobi. Turqia është këtu, ju do ta dini vendin tuaj. Nëse lexoni historinë dhe të kaluarën, do ta shihni. Të gjithë avionët dhe armët që vijnë nuk do të jenë të dobishme”, tha presidenti turk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim