Erdogan në Tiranë/ Marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditët më mira, e para për investimet e huaja në janar-qershor, e dyta për tregtinë

Vizita e radhës e Presidentit Erdogan në Shqipëri i gjen marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-turke në ditë të mira. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet e huaja të ardhura nga Turqia përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit zënë 20% të totalit të investimeve të futura në ekonominë e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Investimet e huaja në gjashtëmujor ishin 749 milionë euro gjithsej, ku Turqia renditet shteti i parë sa i përket investimeve në Shqipëri, me vlerën më të lartë duke lënë pas Italinë, Gjermaninë apo Holandën.

Në këtë periudhë investimet nga Turqia arritën në 146 milionë euro, që është vlera më e lartë historike, që kompanitë turke kanë investuar në Shqipëri prej një dekade.  Sektorët potencialë ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë si nxjerrja dhe përpunimi i çelikut, sektori i ndërtimit, por edhe në energjetikë.

Referuar shifrave të Institutit të Statistikave përgjatë vitit të kaluar në Shqipëri ishin aktive 403 ndërmarrje turke, të cilat ishin të përqendruar kryesisht në fushën e shërbimeve, dhe punësojnë afro 15 mijë punonjës. Turqia po ashtu është partner i rëndësishëm tregtar ekonomik i Shqipërinë, por në këtë aspekt deficiti tregtar është i lartë. Prej janarit deri në gusht vendi ka blerë nga Turqia mallra me vlerë 66.6 miliardë lekë, ndërkohë që i kemi shitur mallra vetëm 2.7 miliardë lekë. Sa i takon tregtisë së mallrave, Turqia është në vend të dytë, pas Italisë e cila kryeson listën e me vlerën më të madhe të importe drejt Shqipërisë me 125,8 miliardë lekë. por edhe eksportet drejt Italisë, janë shumë herë më të larta se me Turqinë pasi arrijnë në 111.4 miliardë lekë.

Ashtu si edhe për investimet, kompanitë tona blejnë nga Turqia materiale ndërtimi, plastikë dhe tekstile e këpucë, ndërsa më shumë i shesin mallra ushqimore dhe materiale ndërtimi.

 

SHKËMBIMET TREGTARE
Importet nga Turqia       66,680 mln lekë
Eksporte drejt Turqisë     2,747 mln lekë
Deficiti tregtar              - 63,933 mln lekë
 
INVESTIMET E HUAJA NGA TURQIA
Janar-Qershor 2023           68 mln euro        
Janar-Qershor 2024          146 mln euro
Rritja                                +78 mln euro
 
INVESTIMET E HUAJA
Turqia      146  mln euro
Itali             93 mln euro
Holanda      61 mln euro
 
 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renux: 10/10/2024 11:15

    Me doren e majt te japin lulet,me doren e djadht thiken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë