Çelja e xhamisë së Namazgjasë prej presidentit turk Erdogan së bashku me kryeministrin Rama u diskutua në Studio Live me analistët Anri Bala, Endri Shabani dhe Albi Xhunga.
Shabani theksoi për Arbër Hitajn se Shqipëria me Ramën po rrëshqet në modelin autoritarist të Erdogan në Turqi.
'Është lajm pozitiv që Komunitet mysliman do ketë vend ku të falet. Ishte turp që komunitet kaq i madh nuk ishte xhami ku të akomodoheshin. Lajm i mirë. Do doja që të gjitha fetë të jenë shqiptare të shkëputur nga shtetet e tjera. As shteti shqiptar nuk duhet të ndërhyjë tek feja, e jo më shtetet e tjera.
Raporti i Ramës me Erdogan nuk është pasojë e besimit fetar. Këtu është një marrëveshje, bashkëpunim mes dy shteteve. Ajo që është shqetësuese është modeli politik i Erdogan. Model autoritar. Model që Rama po e aplikon në Shqipëri. Kjo nuk shikohet me sy të mirë në perëndim. Kemi zgjedhur në 90 ekonomi tregu, demokraci liberale. Modeli politik i Erdogan bie ndesh me modelin politik të Europës.'
Ndërsa Bala nuk mendon se Rama po ndjek modelin Erdogan, teksa vlerësoi kontributin e Turqisë dhe në fusha të tjera.
'Do thoja që Rama është shumë larg modelit të Erdogan. Sepse po të shikojmë, Shqipëria përqafon perëndimin dhe në votime në OKB, ka votuar pro perëndimor. Ka qasje interesash por jo qasja autoritare. Fakti që Rama i kanë ngel pushtetet në dorë, e bën opozitën dhe PD të paaftë të mundi mazhorancë. Xhamia e financuar nga qytetarë në Turqi, por jo financim shtetëror. Por futja në punët e KMSH i jep një njollë këtij procesi. U gjet një lloj zgjidhje me një palë të tretë dhe ranë dakord që kryetari do jetë Gazmend Teqja. Ky i akuzon drejtuesit e KMSH si të lidhur me organizatën Feto. Me numrin e myslimanëve nuk do ndërpres daljen në sheshin Skënderbej.'
Edhe Xhunga e sheh pozitive bashkëpunimin me Turqinë që ka dhënë shumë fryte.
'Dua ta nis nga rëndësia e marrëdhënies shqiptaro turke. Nuk duhet të bëhemi më katolik se Papa. Një nga shtetet ku respektohesh vetëm se je shqiptar është Turqia. Aleat i rëndësishëm. Turqia duhet të jetë aleat edhe në të ardhmen. Sot e përfaqëson Erdogan. Është lider i diskutueshëm. Unë nuk e shikoj problematike marrëdhënien e Ramës me Erdogan. Ka pasur përplasje të fuqishme në Turqi mes gylenistëve dhe Erdogan. Një numër ishte dhe në Shqipëri. Nuk kemi parë përkulje të Ramës për sa i përket gylenistëve. Njëri prej tyre është marrë zvarrë dhe është çuar në Rinas. Nuk e shikoj këtë miqësi të ketë cenuar marrëdhënien tona. Që Shqipëria t’i zgjedhi miqtë mbi baza moral është e pamundur. Edhe SHBA dhe BE kur vjen puna për interesa kanë bashkëpunuar edhe me autokratë. Turqia është fuqi e konsiderueshme rajonale. Kemi një miqësi që nuk kemi luksin ta vëmë në diskutim.'
Por Xhunga shikon problematike ndarjen që ka ndodhur me komunitetin mysliman të Shqipërisë, që po ndahen tani në gylenistë dhe erdoganistë.
'Deri dje marrëdhënie nuk ka shfaqur problematika të mëdha. me xhaminë e Namazgjasë po na lindin probleme. Po shfaqen probleme që deri dje kanë qenë të kamufluara. Shmangen krerët e KMSH. Po ravijëzohet përplasje mes dy grupeve. Gylenistët dhe erdoganistët. Kjo xhami mund të quhet xhami e Erdoganit. Nuk kam siguri se do të ndodh. Por përurimi i saj na bën të kemi frikë se mund të ndodh nesër.'
Nuk eshte shqetesim menjanimi KMSH. Por shkelje e rende e kushtetutes. Pra veper penale, krim. Normalisht SPAK duhet ti kishte hedhur hekurat ke dera xhamise! Ne qesharake qe per dekada nje nder elementet me te rrezikshem dhe kercenim radikalizmi dhe terrorizmi ka qene mbeshtetja e objekteve fetare jashte autoritetit te KMSH!!! Dy here krim. Shoqeri e mbaruar, e korruptuar, e kalbur fare. Pa pike dinjiteti dhe krenarie kombetare.
Përgjigju