Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH

Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH

Xhamia e Namazgjasë

TIRANË- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërrin nesër në Tiranë, vizitë e cila do të kulmojë me inaugurimin e xhamisë e së të Namazgjasë bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu do të mungojë në ceremoninë e përurimit, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja. Duket se ende ka një përplasje për drejtimin e xhamisë sëre, pasi sipas një postimi në Facebook, të Myftinisë së Tiranës, Gazment Teqja do të jetë imami zyrtar i xhamisë, njëkohësisht edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Por, në fakt në një postim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk thuhet që imami i xhamisë do të jetë Gazment Teqja, veçse nënvizohet se ky i fundit do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët me Turqinë. 

"Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej", shkruan KMSH. 

Nga ana tjetër, nga Turqia pretendohet se drejtimin do e marrë një imam turk.Përmes një njoftimi në Facebook, ishte vetë imami turk Enes Bastur që ka njoftuar se do të merrte drejtimin e xhamisë së Namzgjasë.

Ende mbetet e paqartë se kush do të vendoset në krye të kësaj xhamie, në të cilën 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna për ndërtimin e saj nisi që në vitin 2015-të.

Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë nesër, 10 tetor, çdo gjë është bërë gati. Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë. Kjo xhami i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro. 

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tre vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-ën.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Presidenti i Turqisë do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë, ku veçohet inaugurimi i xhamisë, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas një konferencë për mediat. Një takim Presidenti Erdogan e ka planifikuar edhe me homologun e tij, Presidentin Bajram Begaj.

Postimi i Myftinisë së Tiranës ku njoftohet se Gazment Teqja do jetë imami i xhamisë së Namazgjasë

 

Postimi i imamit turk, ku njofton se do drejtojë xhaminë e Namazgjasë

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 09/10/2024 11:35

    E shitet Shqiperine o plehra.Njeri grekut e tjetri turkut. Po behen hapa pas si ne te shkuaren kur humbem popullesi vetem nga feja. Ndertoni objekte gjigande fetare qe te sillni serish percarjen e para nje shekulli.

    Përgjigju
  • Lebri: 09/10/2024 11:28

    XHAMI ME KATËR MINARE AS NË KOHËN E SULLTANATEVE NUK KA PASUR NË ARBËRI.... KY ESHTË PUSHTIM OSMAN.... ME TË SHITURIN EDVIN E SALI RAMA BERISHA....

    Përgjigju
  • xXx: 09/10/2024 10:02

    Turqia na la 500 vjet mbrapa...

    Përgjigju
  • Alb: 09/10/2024 09:59

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/10/2024 09:21

    Turp i madh te na caktojne edhe kleriket. Nuk mjaftonte Janullatos duhej edhe ky Basturi. Jemi bere vend per mos me keq. Ja dhame leket e xhamise me tunelin e Llogarase Erdoganit.

    Përgjigju
  • Ops: 09/10/2024 08:53

    E kthyet vendin vasal Te turqis prap, vendos Erdogan cili drrejton xhamit ne Shqiperi, dhe cilin fton…..

    Përgjigju
    • Mendimi im: 09/10/2024 09:56

      Nuk jam besimtar por disa fakte duhen pranuar: (1) kur hedh 30 milione euro per te ndertuar diçka, ke te drejte te kerkosh nje minimum influence ne vendimmarrje. (2) Nese do kemi influence te huaj edhe ne kete komunitet fetar, me mire te vije nga Turqia se sa nga Emiratet ose sauditet.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur