Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, tha sot se Franca po drejtohet nga një president "i paaftë".
Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë shkëmbyer fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.
Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend "meritonte diçka tjetër".
Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz.
Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.
Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar "standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë". Ai tha në një takim virtual të partisë së tij në pushtet se "logjika e Macronit, duke fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi".
Armiqësia midis dy liderëve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një "vdekje të trurit".
Lidhur me Libinë, mosmarrëveshjet mes dy vendeve qëndrojnë në faktin se Turqia mbështet qeverinë e njohur nga OKB-ja në Libi. Ka dyshime se Franca favorizon një qeveri paralele dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar, por zyrtarisht e mohon këtë.
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.4%
-
Jo
59.3%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 589
Lajme të tjera
-
Sezoni turistik i verës: Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi
3 Qershor, 14:29
-
Tensionet në veri, Kurti: Situata drejt normalizimit, presioni të bëhet ndaj Beogradit jo Prishtinës! Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
3 Qershor, 13:15
-
Ishte fshehur në kontejnerët me banane që kishin mbërritur nga Ekuadori, sekuestrohet 160 kg kokainë në portin e Selanikut me destinacion Shkupin
3 Qershor, 10:51
-
Si ka mbajtur presidenti i Turqisë Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në vend
2 Qershor, 22:12
-
Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Greqia: Vendim kundër dispozitave të shtetit ligjor! Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur
1 Qershor, 15:42
-
Prag tragjedie/ Tifozët e Galatasaray e sulmojnë, ultrasi kundërshtar del me shpatë nga makina (VIDEO)
31 Maj, 16:48
-
Korri sërish fitore në Turqi, fjalimi i parë i Erdogan pas zgjedhjeve: Triumfoi demokracia, do rizgjidhim marrëdhëniet me vendet mike! Ja plani ynë
31 Maj, 13:09
-
Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
29 Maj, 17:44
-
Aksident në Turqi, autobusi me mbështetës të Erdoganit përplaset me kamionin, 22 të plagosur
29 Maj, 09:01
-
Marrëdhënia BE-Turqi do të mbetet e vështirë
29 Maj, 08:47
-
Profili i Erdogan, nga shitës limonadash në njeriun me të pushtetshëm në Turqi
28 Maj, 22:23
-
Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë! Politikanë të ndryshëm në botë e përgëzojnë! Rama e Begaj: Miqësia mes dy vendeve tona do rritet
28 Maj, 19:56