Erdogan s’ndal "gjuetinë" ndaj
medias, arrest gazetarit opozita

Erdogan s’ndal medias, arrest gazetarit opozita">
Edhe pse muajt kalojnë në Turqi nuk kanë të ndalur përndjekjet. Më së fundi është arrestuar kryeredaktori i gazetës opozitare Cumhuriyet Murat Sabuncu dhe janë lëshuar urdhër arreste për 13 gazetarë.
 
Sabunçu u arrestua mëngjesin e sotëm në Stamboll,ndërsa kish pak kohë që kish zëvendësuar Can Dundar cili dha dorëheqjen në muajin gusht, pasi u dënua me 5 vite burgim për zbulimin e sekreteve shtetërore në lidhje me operacionet e Turqisë në Siri.

Mediat vendase shkruajnë se prokuroria po heton për lidhjet e mundshme mes gazetës dhe imamit Fetullah Gylen i akuzuar si ideatori i grushtit të shtetit në 15 korrik të këtij viti.
 
Që nga ajo ditë nuk kanë të ndalur arrestimet në Turqi, ku ndalohen e pezullohen ushtarakë, gazetarë, mësues, diplomatë etj.
 
Deri më tani janë arrestuar më shumë se 35 mijë persona dhe 100 mijë të tjerë janë pushuar nga puna.

Gazeta Cumhuriyet është një nga të përditshmet historike në Turqi, me më shumë se 50 mijë kopje. Ajo konsiderohet si shtylla e gazetarisë laike dhe të pavarur. E themeluar në vitin 1924 shquhet për shkrimet investigative e madje duke u vlerësuar edhe me çmime në fushën e gazetarisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin