Erdogan sulmon serish Izraelin: Në Gaza po masakrohen të pafajshëm, nuk do ta lëmë me kaq

Erdogan sulmon serish Izraelin: Në Gaza po masakrohen të pafajshëm, nuk do ta lëmë me kaq

1699208974_1695147709turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi një sulm të ri ndaj Izraelit në një fjalim në Rizunda, në Turqinë verilindore. Duke folur pak orë para vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan Anthony Blinken në Turqi, presidenti turk iu referua “detyrës së Turqisë” për të ndalur masakrat në Gaza. Ai u zotua se “nuk do t’i lërë vëllezëri në Gaza vetëm” dhe argumentoi se është një përgjegjësi historike të marrësh një qëndrim të ashpër kundër atyre që mbështesin “këto vrasje”.

“Është detyra jonë të shpëtojmë vëllezërit tanë palestinezë nga shtypja izraelite dhe të ndalojmë masakrat që po ndodhin në Gaza para syve të gjithë botës”, argumentoi ai ndër të tjera.

“Ne nuk do t’i lëmë vëllezërit dhe motrat tona në Gaza vetëm në mes të sulmeve të vazhdueshme izraelite,” tha presidenti turk. “Nëse paqja mbizotëron në rajon, do të mbizotërojë falë nesh. Për sigurinë e zonës do të marrim përgjegjësi dhe do ta arrijmë këtë. Në Ballkan, në Kaukaz, që të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti, ne do të marrim një rol aktiv. Nga Afrika në Azi, ne do të qëndrojmë me vëllezërit tanë dhe do të mbrojmë atë që është e drejtë. Vëllezërit dhe motrat tona palestineze po vuajnë nga shtypja izraelite dhe që ata të shpëtohen nga kjo shtypje dhe që masakrat të marrin fund, përsëri ne do të marrim përgjegjësi. Në të gjithë territoret palestineze po masakrohen fëmijë, nëna dhe njerëz të pafajshëm dhe ne nuk do ta lëmë të shkojë. Është një barrë humanitare mbi kurrizin tonë, është një masakër djallëzore. Ata që i mbështesin këto vrasjet e tyre ne do t’i akuzojmë dhe do t’i themi në sy. Është përgjegjësia jonë historike të mbajmë një qëndrim të ashpër”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë