Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike për diskutim me homologun rus, Vladimir Putin, ku siç thuhet dy presidentët kanë shprehur vlerësimin për lidhjet ekonomike dhe tregtare, shprehen medjat lokale të vendit.
Sipas informacioneve diskutimi i tyre vjen mes trazirave të tregut. Erdogan dhe Putin gjithashtu shprehën kënaqësi në lidhje me bashkëpunimin e vazhdueshëm të Turqisë dhe Rusisë në sektorët e industrisë së energjisë dhe të mbrojtjes.
Veç këtyre, bëhet e ditur se dy krerët kishin diskutuar gjithashtu dhe për zhvillimet më të fundit në Siri.
Komento