Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se mund ta ftojë homologun e vet sirian, Bashar al-Assad, për vizitë në Turqi “në çdo moment”.
Kjo është një shenjë se mund të ketë pajtim mes Ankarasë dhe Damaskut, pasi marrëdhëniet mes tyre u prishën pas luftës së vitit 2011.
“Ne mund t’ia dërgojmë atij [Assadit] ftesën në çdo moment”, tha Erdogan për gazetarë në avionë duke u kthyer nga Berlini, ku qëndroi për ta përcjellë Euro 2024, raportuan agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu dhe media të tjera.
Turqia fillimisht synoi ta rrëzonte regjimin e Assadit kur shpërtheu konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave civile në vitin 2011.
Por, megjithëse mbështeti grupe të ndryshme të armatosura, Ankaraja së fundmi ndryshoi qëndrim dhe tani është e përqendruar në, siç Erdogani e përshkroi më 2019, parandalimin e hapjes së një “korridori të terrorit” në veri të Sirisë.
Ka kohë që Erdogani thotë se mund t’i shqyrtojë ndreqjen e marrëdhënieve me Assadin.
“Tani kemi ardhur në një pikë që, sapo Bashar al-Assad të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do ta shfaqim qasjen e tij”, tha Erdogan.
Turqia ka tentuar që të përmirësojë raportet me Sirisë, teksa Qeveria po përballet me presion brenda vendit për të riatdhesuar miliona refugjatë sirianë, që gjenden në Turqi./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
17 Janar, 07:47
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00