Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO. Ratifikimi zyrtarisht duhet të miratohet nga Parlamenti turk dhe Erdogan tha se shpreson që ky proces të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke që mbahen më 14 maj.

Gjatë një konference për media me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të diskutojë me Suedinë sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizëm. Sipas tij, anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin. Presidenti i Turqisë tha se ka kërkuar që Suedia të ekstradojë 120 persona që Ankaraja i konsideron terroristë.

Në anën tjetër, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendimi i Ankarasë është shumë i rëndësishëm për shtetin e tij. Por, ai shtoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk është i plotë pa Suedinë. Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak dhe majin e kaluar aplikuan për anëtarësim në NATO, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes. Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran. Por, më 9 mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel.

Turqia ka akuzuar Suedinë se është bërë “strehë” për anëtarët e organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste. Aktualisht, nga shtetet anëtare të NATO-s, pranimin e Finlandës dhe Suedisë nuk e kanë ratifikuar parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë./REL

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 17/03/2023 16:03

    Ti nuk je asgjë me i mirë se Putini fashist , o fashist otoman !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme