Erdogan: Turqia e ka vendin në BE, duhet të mbani premtimet

Erdogan: Turqia e ka vendin në BE, duhet të mbani premtimet

Recep Tayyip Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve.

Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut.

“Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim me anëtarët e partisë së tij, raporton AP.

“Ne zgjedhim Evropën për aq kohë sa ajo nuk na detyron që të favorizojmë dikë tjetër”, tha Erdogan.

Ai shtoi se BE-ja duhet të mbajë premtimet dhënë Turqisë për “anëtarësim të plotë dhe për çështjen e refugjatëve. Le të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë dhe më efikas”.

Turqia ka aplikuar për anëtarësim në BE më 1987 dhe para katër vjetësh ka nënshkruar një marrëveshje me bllokun evropian, për menaxhimin e migrantëve, të cilët nisen drejt Evropës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë, dëgjohen shpërthimet, shikoni flakët

VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovet hidhen drejt derës së bashkisë, dëgjohen shpërthimet, shikoni flakët