Erdogan: Turqia kurrë nuk do të deklarojë armëpushim. Mike Pence shkon në Ankara. Shoqata e Juristëve Demokratikë në Kongres: OKB të ndërhyjë

Presidenti turk tha se ai nuk ishte i shqetësuar për sanksionet e SHBA pas ofensivës turke në Siri. Erdogan e bëri deklaratën në prag të mbërritjes në Turqi të Zëvendës Presidentit amerikan Mike Pence me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike O'Brien

Turqia "kurrë nuk do të deklarojë armëpushim në veri-lindje të Sirisë”, - tha presidenti turk duke konfirmuar qëllimin e tij për të vazhduar me ofensivën ushtarake kundër kurdëve.

Kongresi amerikan po mendon të kalojë për miratim një plan masash kundër ofensivës së Ankarasë dhe vendimit të Donald Trump.

Dhoma e Kongresit amerikan me shumicë votash, do të votojë për një rezolutë për të refuzuar lëvizjen e administratës në Siri, duke pretenduar se Shtëpia e Bardhë duhet të paraqesë "një plan të qartë dhe specifik”.

Presideti turk Erdogan tha se nuk ishte i shqetësuar për sanksionet e SH.B.A.-së për ofensivën. Duke folur me gazetarët presidenti tha se hyrja e trupave siriane në Manbij "nuk është një gjë e keqe", për sa kohë që janë larguar "militantët" në zonë.

Deklaratat e tij vijnë ndërsa Nënkryetari i SHBA Mike Pence po përgatitet të niset për në Turqi me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike O'Brien, me qëllim për të arritur një armëpushim.

Presidenti Donald Trump ka thirrur në Shtëpinë e Bardhë sot në orën 15:00, drejtuesit e kongresit, si republikanë, ashtu edhe demokratë, për të diskutuar mbi inkursionin e armatosur turk kundër kurdëve në Siri. Sipas TheHill, drejtuesit e Punëve të Jashtme dhe Forcave të Armatosura të Dhomës dhe Senatit gjithashtu do të marrin pjesë në takim.

Kongresi po mendon të kalojë një rezolutë kundër veprimit të Ankarasë, duke kundërshtuar vendimin e Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu-lindja e Sirisë. Kongresi, me shumicë votash, do të votojë për një rezolutë për të refuzuar lëvizjen e administratës në Siri, duke pretenduar se Shtëpia e Bardhë duhet të paraqesë "një plan të qartë dhe specifik”.

Juristët Demokrat në Kongres: "Ndërhyrja e OKB"

"Bota po dëshmon, pothuajse pa ngurrim, për një krim të vërtetë dhe në shkallë të gjerë të luftës në Siri të kryera nga Turqia kundër popullatës kurde të Sirisë veri-lindore, e cila ka kontribuar me sakrifica të shumë jetëve njerëzore kundër kalifatit të ISIS.

Kjo është ajo çfarë Shoqata e Juristëve Demokratikë denoncon në një deklaratë duke paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare e cila do të duhet marrë përsipër çdo iniciativë që synon ndalimin e pushtimit turk përfshi edhe embargo e armëve si dhe fton Italinë të japë gjithë mbështetjen e saj për qeverinë rajonale të Rojava dhe qeverinë Siriane për rivendosjen e menjëhershme të sovranitetit mbi të gjithë territorin e Sirisë dhe demokracinë e vetë menaxhuar të Rojava, model për gjithë Lindjen e Mesme dhe gjithë botën”.

"Duket pothuajse e pamundur që, 70 vjet pas themelimit të OKB," vëzhgojnë juristët demokratë, "ne gjendemi në një situatë në të cilën një shtet, ndër të tjera një anëtar i NATO-s, pushton një shtet tjetër të pavarur siç është Siria, duke përmendur arsye sigurie për kufijtë e saj për të eleminuar fizikisht popullsinë kurde”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja