Erdogan zbulon detaje nga vrasja e gazetarit Khashoggi: Vrasësit i thonin “Unë di sesi ta pres”

Erdogan zbulon detaje nga vrasja e gazetarit Khashoggi: Vrasësit i thonin “Unë di sesi ta pres”

Jamal Khashoggi, gazetari saudit i vrarë

Zbulohen të tjera të dhëna nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi që disa ditë më par ëu shpall edhe “Njeriu i Vitit” nga revista Time.

Në audion e vrasjes së tij, që shteti turk iu dorëzoi autoriteteve amerikane dhe europiane, një nga vrasësit ka thënë: Unë di si ta pres.

Ishte presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, që zbuloi para mediave këto të dhëna, si edhe kritikoi për mënyrën sesi u vra gazetari, shkruan The Guardian.

“Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Kanada, të gjithë e dëgjojnë … Njeriu qartë e thotë” Unë e di se si të presë. Ky njeri është një ushtar. Këto janë të gjitha në regjistrimet audio“, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll. 

Në çastet e fundit të vdekjes, Khashoggi iu tha vrasësve të tij: Unë nuk marr dot frymë”. Erdogan tha se ngjarja ishte e rëndë dhe se nuk do të heqë dorë nga kjo çështje.

 “Ata mendojnë se bota është memece. Ky komb nuk është memec dhe di se si t’i mbajnë njerëzit të përgjegjshëm”.-tha Erdogan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?