Erdogan zbulon qëllimin e ri për zhvillimin e Turqisë: Do jetë ndër vendet më ..

Erdogan zbulon qëllimin e ri për zhvillimin e Turqisë: Do jetë ndër vendet më ..

Presidenti Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan shpalosi programin zgjedhor të titulluar "Parlament i fortë, qeveri e fortë, Turqi e fortë" në Ankara.

Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta. Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese.

Presidenti Erdogan

Erdogan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 përqind deri në fund të vitit 2023. Erdogan gjithashtu tha se AK Parti do të arrijë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë

Tiranë/ Shkarkonin inerte, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë